Gazetari dhe modertaori Enkel Demi nuk do i mungojë ekranit edhe në sezonin e ri televiziv. Pas largimit të papritur nga Ora News, për të cilin Enkeli nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë, i menjehershem do të jetë edhe rikthimi me një tjetër program.
Në fakt, kemi të bejmë me formatin “Shih Programin” të cilin e realizoi para kalimit të tij në Ora News, për dy sezone në TVSH. Vetë moderatori ka lajmëruar publikun dhe ndjekësit e tijë në rrjetet sociale që do të rikthehet shumë shpejt në tv edhe pse nuk ka treguar ekranin ku do të shfaqet. “Mos pyesni. Nuk përgjigjem…“ ka shkruar ai duke bashkangjitur disa foto nga studio në ndërtim dhe ka lënë fansat e tijë të hamendësojnë se ku do e shikojnë Kelin.
Edhe pse nuk është dhe aq e vështirë për të kuptar se kemi të bëjmë me studion e TVSH dhe arredimi i saj eshtë shumë i ngjashëm me formatin “Shih Programin” që na bën të kuptojmë se do të kemi një sezon të tretë të tij.












