“Kombi turk as ha hakun e askujt, e as nuk lejon që të hahet haku i tij”, tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan”.
Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e çeljes së Sezonit të Gjuetisë së Produkteve të Detit 2020-2021 në portin e Giresunit.
Ai tha se këtë vit presin lajme të mira nga detet dhe shtoi: “Zbulimi i 320 miliardë metra kub gaz natyror në Detin e Zi tregoi se ujërat janë të begata jo vetëm brenda por edhe nën det. Anija jonë “Oruç Reis” vazhdon me vendosmëri aktivitetet e kërkimeve sizmike në Mesdheun Lindor, shpresojmë që së shpejti edhe në Mesdhe, ashtu si në Detin e Zi të marrim lajme të mira”.
“Ne si popull turk, as hamë hakun e askujt, e as nuk lejojmë që të hahet haku ynë. Në Mesdhe dhe Egje nuk i themi kurrë “ejvallah” (lejojmë) piraterisë, vjedhjes. Vendin tonë, që zotëron bregun më të gjatë në Mesdhe, askush nuk mund ta burgosë në brigjet e Antalies. Jemi të vendosur të mbrojmë deri në fund të drejtën e kombit tonë dhe turqve të Qipros në dete”, tha Presidenti Erdogan.
“Atyre që hakërrehen ndaj Turqisë me inkurajimin e ish-kolonizuesve, u këshilloj të lexojnë përsëri historinë e afërt”, paralajmëroi Erdogan.