IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Estela Ujka, së shpejti nënë e tri vajzave. Blogerja rrëfen emocionin e pritjes së ëmbël

by Rezalt Justin Kasaj
2017/11/23
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Estela Ujka, së shpejti nënë e tri vajzave. Blogerja rrëfen emocionin e pritjes së ëmbël

Pak javë më parë, blogerja e njohur shqiptare, Estela Ujka, ndau me të gjithë lajmin se së shpejti do të bëhej nënë për herë të tretë. Dy vajzat e saj, tashmë të rritura, do të mirëpresin pas pak muajsh një motër tjetër. E gjithë familja është e lumtur dhe mezi e presin edhe një jetë tjetër.

ADVERTISEMENT

E ftuar në “Rudina” për të rrëfyer më shumë për këtë shtatzëni, Estela tha se gjithçka po e kalon me shumë qetësi, me energji. “Zona e rrezikut”, tashmë ka kaluar dhe në këtë fazë, në muajin e pestë, gjithçka është për t’u shijuar. Nga dy eksperiencat e mëparshme, tani Estela duket një nënë që di të përballet me të papriturat, por ka edhe momente pasigurie, kur i duket sikur diçka nuk do të shkojë mirë. Me sa duket, ndjeshmëria pas çdo shtatzënie, qenka edhe më e madhe.

“Ndihem mirë, nuk jam akoma e dobët, edhe pse hormonet bëjnë të vetën. Por jam bërë tmerrësisht e ndjeshme, aq sa një shoqe, me të drejtë, po tallej me mua dhe më tha “ti tani qan edhe me siglën e lajmeve.” Sa herë që shkoj për vizitë te mjeku e përjetoj me ankth dhe frikë sikur diçka nuk do shkojë mirë. Sa herë që shikoj bebin që lëviz, jam si në ankth” – thotë Estela.

Por si e përjetoi lajmin e shtatzënisë?

“Ne ishim me pushime në Turqi dhe unë po shikoja që nuk i afrohesha dot fare ushqimit. Mendova që do jetë efekti i këtyre resorteve që ofrojnë sasi të madhe. Mendova se na ka velur sasia dhe po i qëndrojmë larg, por pak edhe po dyshonim. Kur erdhëm në Shqipëri, gjëja e parë që bëra bleva nje test shtatzënie dhe nuk i tërhoqa valixhet. U ngjita, bëra testin dhe nuk e ndava me vajzat. Nuk ishte shtatzëni e planifikuar. Ishte e papritur, por e mirëpritur…”

Edhe bashkëshorti, tregon Estela, ndryshe nga sa ajo kishte menduar, e priti shumë mirë lajmin: “E priti shumë mirë, edhe pse nuk e besoja që Lenci mund të donte një fëmijë të tretë. Ishim shumë mirë me dy vajzat, më e vogla është në klasë të parë dhe këto ishin pushimet e para që i kemi shijuar me njëri-tjetrin pa i ndjekur vajzat nga pas.”

ADVERTISEMENT

Nëna e dy vajzave, shumë shpejt do të ketë edhe një vajzë të tretë. E pyetur se si e priti lajmin e gjinisë, ajo tha se do kishte preferuar të ishte djalë, por me vajzën gjithçka e ka më të thjeshtë:

“Unë preferoja të ishte djalë, kështu shpreheshim, por me vajzë mendoj se do ta kem më të thjeshtë, vajzat do ta kenë më të thjeshtë për të mirëpritur motrën, unë di të sillem me vajzat, por me vajzë do ta kem shumë më të thjeshtë.”

Source: Revista Class
Tags: BloggereEstela UjkaPersonazh
Previous Post

Sot në Dashuri e Tradhëtuar, Shumë Dashuri, Flakë Pasioni, Dhoma 306 &Trrumcaku | 23/11/2017

Next Post

Përfundojnë xhirimet e filmit “Derë e hapur”, në fokus historia e dy motrave

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Përfundojnë xhirimet e filmit “Derë e hapur”, në fokus historia e dy motrave

Përfundojnë xhirimet e filmit “Derë e hapur”, në fokus historia e dy motrave

Dua Lipa nominohet në BBC Music Awards

Dua Lipa nominohet në BBC Music Awards

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA