IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Euro prek nivelin më të ulët që nga gushti 2019

by IMA Redaksia
2021/12/07
in Uncategorized
Reading Time: 2 mins read
A A

Euro e nisi javën me rënie të mëtejshme ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 120.92 lekëve, duke rënë për herë të parë këtë vit poshtë nivelit të 121 lekëve.

ADVERTISEMENT

Ky është niveli më i ulët i kursit të këmbimit të euros me lekun që nga gushti i vitit 2019.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, rënia e Euros shpjegohet kryesisht me kërkesën e paktë për të në raport me prurjet e saj, që ngelen në nivele të larta.

Nënçmimi i euros në nivele të tilla në këtë periudhë të vitit nuk është i zakontë, për më tepër që zhvillimet ekonomike, në teori, nuk duket se e favorizojnë një rënie të këtyre përmasave.

Sipas Instat, për 10-mujorin 2021 deficiti tregtar shënoi rritje me afërsisht 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përmirësimi i kërkesës së brendshme dhe sidomos rritja e çmimeve ka sjellë një rritje të ndjeshme të importeve. Në veçanti, blerjet në vlera të mëdha të energjisë elektrike pritej që të ushtronin një ndikim më të ndjeshëm dhe më të zgjatur në kursin e këmbimit mes euros dhe lekut.

ADVERTISEMENT

Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, në mënyrë, deri diku të papritur, euro në javët e fundit po shënon një cikël të ri të mbiçmimit. Një faktor që mund të shpjegojë deri diku këtë tendencë mund të jetë edhe Eurobondi prej 650 milionë eurosh i muajit nëntor. Duke qenë se shpenzimet e qeverisë shqiptare janë kryesisht në lekë, pjesa e Eurobondit që do të përdoret për të shlyer deficitin logjikisht do të këmbehet në lekë, duke shtuar ofertën e euros në tregun e brendshëm valutor.

Përtej ndikimit të supozuar të Eurobondit, agjentët e këmbimit valutor ngelen të mendimit se prurjet informale të valutës vazhdojnë të kenë një ndikim të madh në kursin e këmbimit.

Një mbiçmim i lekut në kursin e këmbimit me euron për momentin është një faktor që ndikon pozitivisht për të amortizuar presionet e jashtme inflacioniste dhe për të kufizuar përcjelljen e tyre tek çmimet finale të konsumit në vend. Rreth 55% e importeve të Shqipërisë vijnë direkt nga vendet e Bashkimit Europian, pa llogaritur këmbimet me vendet e rajonit dhe vendet e tjera europiane që kanë euron si monedhë referuese në këmbimet tregtare.

Ata që fitojnë nga një nënçmim i euros janë edhe huamarrësit në monedhën europiane dhe që të ardhurat e tyre i kanë në lekë. Këtu përfshihet një pjesë e madhe e portofolit të kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme. Ata që humbasin nga ky nënçmim janë kryesisht eksportuesit e mallrave dhe shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në euro. Megjithatë, në kategorinë e depozituesve humbja nga kursi mund të jetë relative, duke pasur parasysh se asetet në vlerë të madhe, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, janë të kuotuara në euro.

Source: Top Channel
Tags: eurovaluta
Previous Post

“U largua si një yll që shkëlqen”, partneri bën dedikimin më të ndjerë për Hueyda El Saied

Next Post

Ikbali frikësohet nga një regjistrim, nesër në Amaneti

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Ikbali frikësohet nga një regjistrim, nesër në Amaneti

Ikbali frikësohet nga një regjistrim, nesër në Amaneti

Pas miratimit të ligjit për kriptomonedhat, bëhen gati rregulloret për funksionimin e tregut edhe në Shqipëri

Pas miratimit të ligjit për kriptomonedhat, bëhen gati rregulloret për funksionimin e tregut edhe në Shqipëri

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA