Euronews bëhet pjesë e platformës Rakuten TV

Euronews është bërë kanali i parë i live streaming që ofrohet në seksionin AVOD të platformës Rakuten.

Kanali do të jetë në dispozicion në të gjitha vendet evropiane të mbuluara nga shërbimi i Rakuten TV, duke ofruar programe në gjuhën frëngjisht, portugeze, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe anglisht.

Rakuten TV është platforma e parë evropiane që kombinon modelet e biznesit TVOD dhe AVOD.

Rakuten TV është i disponueshëm si shërbim edhe në vendin tonë përmes pagesës mujore ju mund të keni akses në galerinë e filmave dhe programeve në streaming që kjo platformë ka.