IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Euronews dhe A2 CNN vendosin të mos transmetojnë montazhet e ERTV në spitalet Covid

by IMA Redaksia
2020/11/14
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Euronews dhe A2 CNN vendosin të mos transmetojnë montazhet e ERTV në spitalet Covid

Dje u transmetuan, përmes ERTV-së, televizionit privat të Kryeministrit Rama, pamjet brenda spitalit infektiv Covid 4. Transmetimi i këtyre imazheve vjen për të katërtën herë radhazi, pasi ERTV ka përcjellë gjatë këtyre ditëve materiale të parapërgatitura brenda spitaleve Covid 1, 2 dhe 3.

ADVERTISEMENT

https://fb.watch/1LzrUPklLH/

Nga ana tjetër, mediat janë lejuar shumë rrallë të futen brenda këtyre spitaleve, duke rritur zërat se ka kontroll të informacionit. Në kësi rastesh, materialet e montuara nga redaksia e Kryeministrisë u janë servirur të gatshme mediave kombëtare.

Dy televizone në Shqipëri, Euronews dhe A2 CNN, kanë vendosur të mos i transmetojnë këto pamje, duke i quajtur ato propagandë.

Përmes një editoriali A2 CNN, ka pohuar se bashkëpunimi me median nuk nënkupton përdorimin e saj si foltore të qeverisë. Transmetimi i materialeve të montuara nga nga Kryeministria, thuhet më tej në editorial, sjell vetëm një pjesë të realitetit.

“Nuk mund të pranojmë të përdoremi vetëm për t’u përmendur si asete mediatike, në një kohë kur prezenca jonë në fakt është vetëm në modelin e transmetuesit të materialeve që përgatiten në montazhet e Kryeministrisë.Të kërkosh bashkëpunimin e medias nuk është që ajo të jetë foltorja jote sa herë të të duhet, por t’i japësh medias hapësirën që ajo të shikojë përmes fokusit të saj se cilat janë problemet”, – përcjell A2 CNN.

Edhe Euronews në Shqipëri ka vendosur të “bojkotojë” montimet e sjella të gatshme nga palët qeveritare. Në një konferencë për shtyp, pyetur rreth kësaj çështjeje, Kryeministri Rama pohoi se media nuk është lejuar të raportojë brenda spitaleve Covid pasi sjell dezinformim.

Euronews theksoi se kanë vendosur të mos tranmetojnë pamje të montuara me efekte dhe muzikë, të cilët paraqesin vetëm një realitet, atë të ERTV-së.

SHBA: Media ndërpreu fjalimin e Presidentit Trump
Bojkotimi i propagandës dhe i lajmeve të pavërteta nuk është një lajm i ri në botë. Ndërsa në Amerikë po mbaheshin zgjedhjet presidenciale, shumë media të mëdha kanë ndërprerë fjalimin e presidentit Trump. Teksa votat ishin në proces numërimi, ai fillimisht shpalli fitoren dhe më pas, aludoi për vjedhje votash, duke dizinformuar dhe gënyer publikun.

Media MSNBC ka ndërprerë fjalimin e presidentit Trump në 35 sekondat e para të fjalimit të tij në datë gjashtë nëntor.

ADVERTISEMENT

WATCH: "OK. Here we are again in the unusual position of not only interrupting the president of the United States, but correcting the president of the United States," Brian Williams says on @MSNBC moments into the president's statement tonight. pic.twitter.com/2AliTQuSsr

— MSNBC (@MSNBC) November 6, 2020

Media të tjera si CBS, NBC, dhe ABC News po ashtu ndërprenë fjalimin e tij, ndërsa media si Fox News apo CNN, edhe pse e transmetuan të plotë fjalimin e presidentit Trump, më pas saktësuan se konstatimet e tij ishin të pavërteta. CNN e konsideroi këtë fjalim më të pandershmin e presidencës së Trump.

Source: citizens-channel.com
Previous Post

Mbrojtja e shëndetit mendor; Sistemi imunitar ndikohet nga emocionet

Next Post

Mjeku i njohur jep alarmin: Jemi drejt një kolapsi të shëndetësisë, mungon stafi i trajnuar për Covid-19

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Mjeku i njohur jep alarmin: Jemi drejt një kolapsi të shëndetësisë, mungon stafi i trajnuar për Covid-19

Mjeku i njohur jep alarmin: Jemi drejt një kolapsi të shëndetësisë, mungon stafi i trajnuar për Covid-19

Rama: “Spitali i Vlorës gati për të pritur pacientët me COVID, imagjinoni virusin në 2014 me ato kushte”

Rama: “Spitali i Vlorës gati për të pritur pacientët me COVID, imagjinoni virusin në 2014 me ato kushte”

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA