Sot, rrjeti i Austriak ORF, që do të presë Eurovision Song Contest 2015, ka prezantuar zyrtarisht logon përfaqësuese dhe identifikuese të eventit.
Identiteti vizual, i njohur ndryshe si theme artwork, është një vazhdim i sloganit Building Bridges (Ndërtojmë Ura) dhe paraqitet në formën e një sfere dhe urës së përbërë nga mijra drita që sëbashku interpretojnë një një pikë takimi dhe bashkimi midis popujve. Gjithashtu, janë përdorur një mori ngjyrash që më vete përfaqësojnë diversitetin e muzikës, artistëve artit dhe kulturës që ata mbartin.
Logo e re e Eurovision Song Contest është realizuar në Vienë (Austri), ku do të zhvillohet edhe edicioni i vitit 2015.
Edhe pse Eurovision Song Contest ka një logo të sajën nga viti 2004 – me fjalën Eurovision me një zemër në mes – çdo vit EBU inkurajon transmetuesit televiziv pritës për të realizuar një grafik specifike të eventit.