Balerini italian Mirko Luccarelli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Soni Malaj është një ndër emrat e rinj që i bashkohet stafit të Agon Channel Italia. Cifti i cili u dashurua në spektaklin televiziv “Dancing With The Stars Albania” duket se do të zhvendosen në Shqiperi për një kohë më të gjatë. Soni e cila nga sezoni i dytë i XFactor ndan jetën e saj midis Italisë dhe Shqipërisë, nga ky vit do të ketë bashkëudhetar edhe Mirkon dhe vajzën e tyre Anën. Agon Channel Italia ka arritur të sjellë në Tiranë balerinin dhe aktorin Mirko Luccarelli, i cili do jetë prezantues si dhe balerin në një format të ri televiziv që do të nis së shpejti. Luccarelli është i njohur për publikun italian me pjesëmarrjet e tij në disa spektakle si balerin por edhe për disa role të vogla në fiction.
IMA / G. Qerimi







