Evropianët preferojnë një platformë me më shumë reklama, se sa abonimin

Një e katërta e ndjekësve Evropian të sporteve do të preferonin një platformë me reklama se sa një pagesë për abonimin në platformat e sportit.

Sipas raportit të Rakuten Advertisiting është gjetur se 26% e Evropianëve do të dëshironin të kishin një shërbim VOD që shpenzimet e ndjekjes së përmbajtjeve sportive të financoheshin nga reklamat se sa të kishte një pagesë mujore abonimi.

Nga 4.500 të intervistuar, 32% u shprehën se e kanë munguar sportin gjatë periudhës së karantinës

Një raportim tjetër tregoi shifra alarmante përsa i përket numrit të shikuesëve që e ndiqnin sportin në mënyrë ilegale. Ky studim i ri zbuloi se 41% besojnë se nuk ka gjasa ose shumë pak gjasa që ata të vazhdojnë këtë gjë nëse kanë lehtësi në ndjekjen e programeve pa pagesë.

I quajtur ndryshe AVOD (Advertising Video-On-Demand) është shërbimi televiziv që nuk paguhet por është “i mbushur” me reklama në mënyrë që të mbulojë shpenzimet e transmetimit./InfoMediaAlbania/