Nuk është aspak çudi që personazhet publikë tashmë ti shohim edhe në formatet televizive. Së fundmi, kanali për adoleshentët dhe fëmijët Disney Channel në versionin gjerman ka lancuar për shikuesit një tjetër format me protagonist VIP-at dhe fëmijët në formën e një cooking show.
Formati që do të vijë nën logon e Disney Channel Germany titullohet “An die Töpfe, fertig, lecker!” (Bëhu gati të gatuash, qëndrosh dhe shijosh). Ai do të startojë në PrimeTime në 2 Prill.
Në spektakël dy djem Nilsi 11 Vjeç dhe Marwin 10 Vjeç nën ndihmën e një shefi kuzhine do të gatuajnë për të ftuarit VIP-a, menu-në që ata i urrejnë më tepër. Show do të ketë një kohëzgjatje prej 11 minutash dhe do të transmetohet të Dielave në orën 9.55