IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Festivali i fëmijëve, 8 artistë: Nuk u paguam. Lubonja: S’kanë kontratë

by Rezalt Justin Kasaj
2015/09/10
in Evente
Reading Time: 4 mins read
A A
Festivali i fëmijëve, 8 artistë: Nuk u paguam. Lubonja: S’kanë kontratë
ADVERTISEMENT

Mbajtja e Festivalit të 51-të të Këngës të për Fëmijë në Tiranë, ka shkaktuar përplasje mes një grupi kompozitorësh dhe Drejtorisë së Qendrës Kombëtare Kulturore për Fëmijë. Ndërsa tetë artistë pretendojnë se kanë kontribuar me këngë në këtë festival dhe ndryshe nga 14 kompozitorë të tjerë nuk janë paguar, drejtoresha e qendrës, Monika Lubonja, sqaron për “GSH” se ata e dinin që nuk do paguheshin, pasi sipas saj, u futën në festival, prej dashamirësisë së saj, edhe pse nuk u zgjodhën nga juria. Përplasja mes palëve, mund të shkojë në dyert e gjykatës, megjithatë, ndërsa një pjesë kërkon të drejtën e autorit, pjesa tjetër, ngulmon se këtë vit ministria kishte përcaktuar pjesëmarrjen e 14 këngëve. Më poshtë sqarimet e palëve.
Kompozitorët
“Festivali u zhvillua normalisht. Ne kishim probleme me drejtuesen e festivalit sepse jemi tetë kompozitorë që kompozojmë prej 40 vitesh për të. Është shkelur ligji nga drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Ajo ka paguar kompozitorët e 14 këngëve ndërsa ne të tetëve nuk na ka paguar. Përveç kësaj, ajo thotë se ka bërë një marrëveshje me kompozitorët, ku sipas saj, do në fuste këngët në festival, por nuk do na paguante. Në fakt, ajo nuk e ka bërë këtë marrëveshje me asnjë nga ne”, thotë në emrin e tij dhe të kolegëve, kompozitori Mark Luli, duke shtuar se “ne nuk jemi ‘për të na futur këngët’ në festival. Duhet ta ketë për nder festivali që ne çojmë këngë sepse jemi që të gjithë kompozitorë që kemi marrë pjesë në disa aktivitete, që nga Festivalet e Gjirokastrës tek ato në RTSH. Kompozitorët e papaguar përveç meje janë: Nexhmedin Doko, Petrit Tërkuçi, Ylli Kalaja, Edmond Veizaj, Jetmir Mehmeti. Ata që janë paguar janë disa si Zhulali, Kaçinari, etj”.
Luli sqaron se “janë paguar 14 këngë me shumën 100 mijë lek të rinj, ndërsa ne asnjë lek. Pagesa ka qenë më herët rreth 50 mijë lek të rinj”.
Pyetjes a keni kërkuar sqarim, Luli i përgjigjet: “Kam folur me juristen dhe më ka thënë që këto i ka vendosur drejtoresha dhe është zbatuar kërkesa e saj.
I pyetur për masat që do merren, Luli thotë “ne do ndjekim ligjin dhe do e hedhim në gjyq QKK. Është përdorur krijimtaria jonë. Përveç kësaj ne akuzohemi se është bërë një marrëveshje me ne. Kjo nuk ndodh kurrë”. E megjithëkëtë, deri më tani, prej tyre s’është bërë asnjë shkresë zyrtare, siç e pohon Luli. Lufta e shkresave, fillon tani.
Reagimi i Lubonjës
Mbas prononcimit të Lulit, “GSH” ka kërkuar të njohë edhe qëndrimin e drejtoreshës së Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Monika Lubonja. Duke iu përgjigjur kërkesës së gazetës, Lubonja tha se ajo ua ka sqaruar kompozitorëve që në fillim çështjen, megjithatë sipas Lubonjës e vërteta është kjo: “Kur u zhvillua festivali, ne thamë që në fillim se janë 14 këngë që janë miratuar nga ministria, që do të thotë se këto 14 këngë do paguheshin. Në momentin që u ngrit një grup pune që i vlerësoi këto 14 këngë, të gjithë këta kompozitorë që nuk u futën, kërkuan që tu futej kënga e tyre. Atëherë u dhashë mundësinë që në natën e parë të futeshin të gjitha këngët. Dhe kam dalë e kam thënë që 14 këngët që do jenë në natën e dytë do të paguhen dhe ato do t’i vlerësojë juria”.
Lubonja tha se ky lëshim, u bë për hir të fëmijëve, që kishin kënduar, me dashamirësinë më të madhe për ta, pasi juria përzgjodhi 14 këngë dhe në natën e dytë janë kënduar vetëm ato.
“Kompozitorët që ngrenë këtë pretendim, duan të bëjnë zhurmë, sepse me ta nuk është nënshkruar asnjë kontratë. Kam nënshkruar kontratë vetëm me 14 fituesit. Kënga e tyre, e kënduar në natën e parë, nuk është regjistruar dhe as nuk është transmetuar. Unë e kam bërë të qartë që në fillim se do të jenë 14 këngë që nxjerr juria”,-shton ajo.
Sipas drejtoreshës së QKKF-së, në këtë festival, ishte për herë të parë që ju kushtua vëmendje e madhe kompozitorëve që kompozojnë këngë për fëmijë. “Deri këtë vit, ata janë paguar shumë pak dhe unë kërkova qe të paguheshin 100 mijë lek të rinj, shumë që shkoi vetëm për orkestrim e muzikë e që u dhanë nga Ministria e Kulturës, ndërsa ne si qendër paguam autorët e teksteve. Nëse vijnë 50 këngë nuk mund t’i fusësh të gjitha, doja që festivali të kishte cilësi. Deri tani janë paguar tek 30-40 mijë lekshi për këngë”,-e vijon ajo sqarimin e dhënë për “GSH”.
“U dhashë mundësinë fëmijëve që të dilnin në natën e parë dhe solla një juri me emra të njohur si Robert Radoja, Yllka Mujo, Juliana Pashën, Olta Bokën. Pata kujdes që të ndryshonte imazhi i festivalit. Përmbledhtazi mund të them tri gjëra: Ata nuk kanë kontratë, kënga e tyre nuk është regjistruar dhe nuk është transmetuar ndaj nuk kam bërë asnjë lloj shkelje. Për herë të parë i është kushtuar vëmendje muzikantit që të motivoheshin kompozitorët për këngë të mira. Nata e parë, ku u kënduan ato këngë, ishte si një mbrëmje që ata fëmijë të këndonin këngë. Ishte dashamirësia ime”,- e mbyll ajo sqarimin.
Marrë nga Gazeta Shqiptare

ADVERTISEMENT
Previous Post

Agon Channel mbyll transmetimet në analog?!

Next Post

Kur prezantuesi përmend vendin me emrin më të gjatë në Evropë | Video

TË NGJASHME

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të
Evente

Nis zyrtarisht rrugëtimi drejt Eurovision 2027, ja çfarë dimë për edicionin e 71-të

Ora e Eurovision Song Contest 2027 ka nisur të numërojë mbrapsht. Nga 1 shtatori 2026, çdo këngë e publikuar komercialisht...

by IMA Redaksia
Sht 1, 2026
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Evente

A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!

Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...

by IMA Redaksia
Jan 28, 2024
Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham
Evente

Frika në Londër para kurorëzimit: arrestohet një person i armatosur në Pallatin Buckingham

Pak ditë pas kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, Londra u trondit nga një episod shqetësues. Siç u...

by elim
Maj 4, 2023
Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë
Evente

Anaïs Demoustier kryeson jurinë e Kamerës së Artë në Kanë

Festivali i Filmit në Kanë ka njoftuar se aktorja franceze Anaïs Demoustier do të kryesojë jurinë e Kamerës së Artë...

by elim
Pri 28, 2023
Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke
Kinema

Strange Way of Life, traileri për filmin e shkurtër të drejtuar nga Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke

Strange Way of Life, filmi i shkurtër me regji të Pedro Almodóvar me Pedro Pascal dhe Ethan Hawke do të...

by elim
Pri 26, 2023
Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023
Evente

Ja se ku do të zhvillohet Eurovision 2023

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe BBC kanë konfirmuar se Eurovision Song Contest 2023 do të organizohet në Mbretërinë e...

by IMA Redaksia
Kor 25, 2022
Next Post
Kur prezantuesi përmend vendin me emrin më të gjatë në Evropë | Video

Kur prezantuesi përmend vendin me emrin më të gjatë në Evropë | Video

Nga xhirimet në terren tek ditëlindja e burrit, fotot para mbylljes së “Shqip” të Rudina Xhungës

Nga xhirimet në terren tek ditëlindja e burrit, fotot para mbylljes së “Shqip” të Rudina Xhungës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA