IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Nga xhirimet në terren tek ditëlindja e burrit, fotot para mbylljes së “Shqip” të Rudina Xhungës

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga xhirimet në terren tek ditëlindja e burrit, fotot para mbylljes së “Shqip” të Rudina Xhungës

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka mbetur papritur pa emisionin që e realizonte dhe e drejtonte prej 13 vitesh në “Top Channel” dhe vendimi nga bordi i televizionit është marrë teksa ajo po xhironte në terren, ndërsa paralelisht po festonte ditëlindjen e bashkëshortit, ish-diplomatit e zv.ministrit Dritan Hila.

ADVERTISEMENT
Bashkëshorti i Rudina Xhungës, Dritan Hila me vajzën në ditëlindjen e tij, në Përmet
Bashkëshorti i Rudina Xhungës, Dritan Hila me
vajzën në ditëlindjen e tij, në Përmet

Të paktën kështu rezulton nga postimet e javës së fundit të moderatores në Facebook, e cila pa e ditur se çfarë po ndodhte në Tiranë, nga Përmeti dhe Erseka po punonte për emisionet e ardhshme.

Bashkë me të kanë qenë i shoqi dhe vajza, që siç duket i janë bashkuar ekipit të punës, për shkak se kanë pasur një datë të veçantë për të gëzuar.

Dritan Hila ka pasur ditëlindjen më 29 gusht dhe me këtë rast, Rudina përveçse ka festuar familjarisht, e ka uruar publikisht nëpërmjet një statusi.

Bashkëshorti i Rudina Xhungës, Dritan Hila me vajzën në ditëlindjen e tij, në Përmet
Bashkëshorti i Rudina Xhungës, Dritan Hila me
vajzën në ditëlindjen e tij, në Përmet

“Festojmë ditëlindjen e babit në Përmet dhe ndihmojmë mamin të bëjë punë. Pastaj në Rehovë, i hipim babit kaliqafë, për t’i thënë shuuuuumë urime për ty! Edhe 100 ba, Dritan Hila. Të duam shumë”, shkruan ajo, teksa tregon të fokusuar vajzën mbi qafën e të atit, i cili ka mbushur 49 vjeç.

Paralelisht me statusin, Rudina Xhunga ka publikuar edhe fotografi të tjera nga Përmeti e Erseka, ku bien në sy pozimet e saj me kostume popullore, herë vetëm e herë mes njerëzve atje.

Gazetarja e njohur po xhironte në Përmet dhe Ersekë, fotot me kostume popullore nga Rehova. Dedikimi për të shoqin dhe vajzën…
Gazetarja e njohur po xhironte në Përmet dhe Ersekë, fotot me kostume popullore nga zehova. Dedikimi për të shoqin dhe vajzën…

Por ndërsa ajo xhironte dhe festonte atje, në Tiranë bordi po diskutonte mbi mbylljen e emisionit. Burime pranë “Top Channel” bëjnë me dije se mbledhjet për largimin e saj kanë nisur pikërisht në ditën e ditëlindjes së bashkëshortit të Rudinës, të premten më 29 gusht, ndërsa mori trajtën e vendimit të hënën, por vetëm pak njerëz e dinin.

Madje, as Rudina Xhunga nuk ka qenë e informuar dhe ka mbetur e surprizuar nga vendimi, shkaqet e të cilit ende nuk janë zbardhur.

Lajmi është zbuluar të mërkurën në mbrëmje vonë, për të “marrë dhenë” më pas.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar se çfarë do të ndodhë me emisionet e xhiruara deri më tani nga Rudina Xhunga dhe se, a do të jetë mundësia për ndonjë emision tjetër të saj në “Top Channel”, apo marrëdhëniet e tyre kanë përfunduar tashmë. Vetë moderatorja nuk ka pranuar të komentojë asgjë, ashtu si edhe bordi.

Gazetarja e njohur po xhironte në Përmet dhe Ersekë, fotot me kostume popullore nga Rehova. Dedikimi për të shoqin dhe vajzën…
Gazetarja e njohur po xhironte në Përmet dhe Ersekë, fotot me kostume popullore nga Rehova. Dedikimi për të shoqin dhe vajzën…

“Shqip” është emisioni i parë që ka dalë në transmetim në “Top Channel” më 3 maj të vitit 2002.

Gazetarja e njohur po xhironte në Përmet dhe Ersekë, fotot me kostume popullore nga Rehova.
Gazetarja e njohur po xhironte në Përmet dhe Ersekë, fotot me kostume popullore nga Rehova.

I hartuar për të qenë një program socio-politik, pronari i ndjerë i televizionit, Dritan Hoxha, ia besoi drejtimin dhe realizimin gazetares më të suksesshme të momentit në këtë lloj profili, Rudina Xhungës, e cila asokohe moderonte programin politik “Dritare” në RTSH. Që në episodin e parë, me një intervistë me kryetarin e opozitës atëherë, Sali Berisha, programi kapi kulme shikueshmërie dhe ndër vite moderatorja ka mbajtur standarde të larta, si për temat, ashtu edhe për të ftuarit.

Marrë nga Panorama
ADVERTISEMENT
Tags: Emisioni FunditRudina XhungaShqipTop Channel
Previous Post

Kur prezantuesi përmend vendin me emrin më të gjatë në Evropë | Video

Next Post

Apple shton kërkimin me zë në telekomandën e tij

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Apple shton kërkimin me zë në telekomandën e tij

Apple shton kërkimin me zë në telekomandën e tij

Eutelsat TV Awards ja lista finale – Kanalet shqiptare nuk arrijnë të nominohen

Eutelsat TV Awards ja lista finale - Kanalet shqiptare nuk arrijnë të nominohen

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA