IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Fillon Dance with Me Albania, ja cilet jane çiftet e ketij edicioni!

by Niko Lako
2019/09/17
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Fillon Dance with Me Albania, ja cilet jane çiftet e ketij edicioni!

Nuk ka më surpriza! Dance With Me nisi edicionin e 6-të në 23 shtator. Produksioni ka zbuluar edhe 5 çiftet që këtë vit do të ndezin skenën e teatrit në ekranin e TV Klan.

ADVERTISEMENT

Edhe në këtë edicion, produksioni ka punuar për javë të tëra për të sjellë një cast të larmishëm personazhesh, të cilët jo vetëm që duan të kërcejnë, por sidomos duan të provojnë dhe të sfidojnë veten në një fushë të re, duke i dhënë publikut një profil tjetër përveç atij që njohim.

Për 14 javë, çdo të hënë, do të ketë vallëzim, ritëm, ngjyra, spektakël, adrenalinë në teatrin e Tv Klan. 5 çifte në garën për titullin e madh që do të shpallet në natën e fundit. Cdo cmim i fituar çdo javë do të dhurohet për bamirësi për një komunitet në nevojë.

Një format unik televiziv në llojin e tij që garanton sukses. Prodhimi i Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, në bashkëpunim me koreografin Albi Nako dhe trupën e baletit të TV Klan, premtojnë një spektakël të jashtëzakonshëm që do t’ju ​​kapë çdo të hënë pas ekranit.

Le të zbulojmë në vazhdim se cilët janë çiftet konkurentë të këtij edicioni.

Eduart Ndocaj dhe Kejvina Kthella

-Shumë ndryshe nga profili politik apo nga “kostumi” që veshin të gjithë politikanët, Eduart Ndocaj është personazhi që na ka treguar të gjithëve se politika mund të jetë ndryshe. Jo vetëm për idetë dhe parimet e tij demokratike, pavarësisht ngjyrimeve apo kaheve politike, por edhe për paraqitjen e jashtme – stilin unik dhe origjinalitetin që e karakterizon. Sa herë ju ka ndodhur ta ndiqni Ndocajn në intervista televizive, me siguri keni qeshur me batutat e tij spontane. Në DWM ai vjen me një qëllim tjetër – të sfidojë veten në një fushë të artit që për të nuk është pikë e fortë, por me partneren që ka, me siguri do të kthehet në e tillë.

-Është e vështirë që një foto e saj të mos jetë seksi. Modelja e njohur, e cila spikati në “Xing me Ermalin” me pyetjet e saj pikante, e vijoi modelingun edhe pasi u largua nga programi. Me jetën mes Italisë dhe Shqipërisë, Kejvina vazhdon të jetë vajza e nxehtë e Instagramit, por edhe e projekteve të tjera në fushën e modelingut. Në DWM, Kejvina vjen për të provuar veten në një sfidë të re, në një profil të ri, të cilin më herët nuk e ka zbuluar në publik, megjithatë ka shumë dëshirë ta ushtrojë e t’ia tregojë këtë aftësi dashamirësve të saj.

Stela Kotri dhe Valer Kolnikaj

Stela e njeh mirë botën e televizionit, por fusha e saj e sigurt është moderimi. Pas drejtimit të disa programeve në ekrane të ndryshme, bjondja e bukur ka marrë një pauzë të shkurtër e gjatë kësaj kohe po përgatitet për të kërcyer në ekran. Megjithëse kërcimi, si shumë prej personazheve të këtij spektakli, nuk është pikë e fortë edhe për Stelën, moderatorja e ka pranuar ftesën për të qenë në ekran me shumë kënaqësi. Madje, ka nisur edhe provat intensive për të shkëlqyer netët e spektaklit.

Kush nuk e njeh Valer Kolnikajn? Personazhi që spikati në shtëpinë e Big Brother 7, nuk e la me aq “karrierën televizive”. Mjek në profesion, por me pasion të madh ekranin dhe famën që të jep ai, Valeri sfidoi veten edhe në fusha të tjera, si modeling, këngë, gazetari etj. Megjithëse i është përkushtuar profesionit të mjekut, Valeri ka eksperimentuar edhe në fusha të fjalës – armën e tij të fortë. Së bashku me Sara Kapon, për një sezon në “Top Show Magazine” në Top Chennel, Valeri u ul edhe në karrigen e opinionistit. Edhe kërcimi nuk është fushë e paushtruar për Valerin, megjithatë këtë herë në DWM ai vjen i përgatitur, pse jo edhe për të rrëmbyer sa më shumë kupa gjatë të hënave.

Eva Murati dhe Ermal Peçi

Dyshja që vijnë nga e njëjta fushë – ajo e gazetarisë, duket si një bashkim ideal i këtij edicioni. Eva, prej vitesh e ka gjetur veten te gazetaria sportive, jo vetëm sepse e njeh mirë dhe ka fituar eksperiencë me vitet, por edhe sepse sporti e ka shoqëruar bukuroshen që fëmijë. Moderatorja që e ruan shumë profilin e saj personal të paprekur, në DWM do të zbulojë një anë tjetër të vetes që shumë pak njerëz ia njohin. As Evës nuk i ka munguar dëshira për të kërcyer, përkundrazi, megjithatë këtë pjesëmarrje në DWM, ajo e quan edhe një përgjegjësi të re, përveçse kënaqësi. Eva është gati për të treguar pikat e forta edhe në skenën e Dance.

ADVERTISEMENT

Po ashtu, një prej personazheve më karizmatike në moderim. Nëse je i ftuar tek Ermali, zor se del prej andej pa i zbuluar të gjitha. Me batutat pikante, “Trokit” në InTv u kthye shpejt në programin më të ndjekur të showbiz-it. Në Dance, edhe Ermali do të provojë veten në një fushë që për të nuk është pikë e fortë, ama me natyrën që ka, me siguri Ermali do të dijë të bëjë spektakël edhe aty ku “10”-a mund të mos jetë gjithmonë nota e tij.

Mateus Frroku dhe Eliona Pitarka

Pas disa sukseseve të njëpasnjëshme muzikore, Mateusi ka vendosur që këtë sezon të merret me një fushë tjetër, jo edhe aq të fortë, e cila do ta ushtrojë edhe më shumë. Veç projekteve muzikore, këngëtari i njohur nga Korça, e ka gjetur veten edhe në lajmet e mediave rozë, por është treguar i kursyer për të zbuluar të reja. Gjatë këtyre javëve në DWM, ndoshta Mateusi zbulon ndonjë gjë më shumë edhe për veten.

Eliona Pitarka, aktorja e “Duplex”, spikati si fillim në “Zjarr TV”, si një nga spikeret që guxoi të jepte lajme me xhaketë të zbërthyer. Veç aktrimit, Eliona ka pasion edhe fotografinë dhe modelingun. Nëse hyn në Instagramin e saj, vështirë se i kalon shpejt fotot provokuese e me forma të theksuara. Ushtrimi në kërcim, për Elionën është gjithashtu një sfidë e re, të cilën ajo e pret me shumë dëshirë.

Era Rusi dhe Florian Agalliu

Era fryn gjithmonë ku është atmosfera. Ose, nëse nuk ka, ajo e krijon. Një prej këngëtareve më të mira e me zë të fuqishëm të muzikës shqiptare, do ta gjejë veten lehtësisht edhe në skenën e kërcimit. Era e këngëve të lehta, Era e këngëve popullore, Era e spektaklit, të gjithë këto profile do t’i përforconi për Era Rusin – bjonden e bukur që di gjithmonë të qeshë, të marrë e të përçojë energji të mirë nga jeta. Kështu do të jetë edhe në skenën e DWM…

Për Florin, skena e kërcimit nuk është e re, por ai, pa dyshim, i ka vendosur vetes qëllim të shkojë sa më lart e të grumbullojë sa më shumë pikë. Moderatori i “Në shtëpinë tonë” në Top Channel e ka pranuar me qejf ftesën për të qenë pjesë e këtij spektakli, ndaj edhe presim performancat e Florit të shkëlqejnë nga java në javë.

Tags: Dance with me Albania 6Eduart NdocajEliona PitarkaEra RusiErmal PeçiEva MuratiFlorian AgalliuKejvina KthellaMateus FrrokuStela KotriValer Kolnikaj
Previous Post

Si është e vërteta e largimit të Fatma Methasanit nga ekrani?

Next Post

Ja batutat më pikante të filmave shqiptarë ndër vite!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ja batutat më pikante të filmave shqiptarë ndër vite!

Ja batutat më pikante të filmave shqiptarë ndër vite!

“Këndo këngën time”, spektakli më i ri i Vizion Plus

“Këndo këngën time”, spektakli më i ri i Vizion Plus

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA