Kënga Magjike 2022 do të nis sot zyrtarisht rrugëtimin edhe për këtë edicion, i cili do të jetë i dyti që do të kulmojë në muajin Maj. Një prodhim i Ardit Gjebreas, vitin e kaluar Kënga Magjike për shkak të kushteve të pandemisë u zhvillua në ambientet e TV Klan ku spikatën artistë të shumtë dhe trofeu u fitua nga Alban Ramosaj me “Thikat e Mia”.
Por cilët janë personazhet që do të gjykojnë këtë edicion të Kënga Magjike? Le ti njohim më poshtë!
PIRRO ÇAKO – KOMPOZITOR, KANTAUTOR DHE KËNGËTAR
EMA ANDREA – AKTORE
KOZETA KURTI – GAZETARE
JONIDA MALIQI – ARTISTE DHE MODERATORE
Mbrëmjet e edicionit të kaluar u moderuan nga Ardit Gjebrea dhe Marsela Cibukaj e cila i dha një vlerë të veçantë spektaklit me perfromancat e saj./IMA/












