Ish moderatorja e emisionit investigativ “Fiks Fare”, të cilën vendin e saj dhe të Doktorit e zunë Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, duket se është e zemëruar me emisionin të cilin ajo moderonte, ose më saktë me vendimin që drejtuesit morën për të mos pasur më Fiorin në krye të moderimit. Dita e djeshme, ku shëntone edhe puntatën e parë e sezonit të ri të Fiks-it, ka qenë ndryshe për Fiorin pasi sezoni i ri i Fiks-it do të niste për të. Në llogaritë e saj sociale ajo shkroi se dita e djeshme për të ishte ishte ditë e shënuar pasi do të ishte dita e parë e dietës. Ndërsa pasi u trasmetua puntata e parë e emisionit Fiks Fare dhe Fiori ka parë reagimin e komentuesëve në rrjetet sociale, të cilët pothuajse të gjithë ishin kundra dyshës së re të prezantuesëve, Fiori Dardha vendosi që ditën e sotme në profilet e saj sociale të shkruajë:“Sot është një ditë tjetër e shënuar! Dita e parë e dietës DËSHTOI me sukses!”- shkruan moderatorja në fotografinë e postuar. Mos ndoshta moderatorja nuk e ka pasur për ditën e parë të dietës ushqimore por për ditën e parë të Fiks-it? epo kuptojeni vetë, është e thjeshtë për ta kuptuar…!!
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...








