Moderatorja e emisionit Chic+, Fjodora Fjora, është larguar nga Vizion Plus ku prej vitesh drejtonte emisionin e ideaur prej saj.
Televizioni Ora News ka mundur të josh me një oferte më të mirë bukuroshen me klas Fjodora Fjora për të qenë pjesë e sezonit të ri nën logon e tij.
Në sezonin e ri që sapo ka filluar, Fjodora do vij me një program të ri, të ngjashëm me Chic+, por që do të ketë sigurisht një tjetër emër dhe do të ruaj në thelb strukturën dhe përmbajtjen e emisionit social-kulturor.
Fillimi i transmetimit të programit është parashikuar për në datë 15 shtator, por mbetet për t’u konfirmuar.