Lorenc Hasrama u largua me vullnetin e tij të shtunën e kaluar nga “Big Brother Vip Albania”. Gjatë rrugëtimit të tij jo dhe shumë të gjatë, ngjarja e cila bëri më shumë bujë për Lorin ishte marrëdhënia e tij me Keisin.
Artisti bëri publike për herë të parë ish-lidhjen që ka pasur jashtë me Keisin. Gjë për të cilën ai u pendua më pas që e ndau me publikun.
Pasditen e djeshme, I ftuar në programin “Ftesë në 5”, Lorenci ka treguar se I ka kërkuar falje Keisit, Sabiani dhe të dashurës së tij që ka jashtë. Por a e ka falur kjo e fundit?
Përmes batutave kuptuam që jo, por ka shpresë.
“I kam kërkuar falje, por do I kërkoj prapë. Do I këfilloj të bëj gjëra që si kam bërë kurr në jetë, si për shembull të këndoj me kitarë poshtë ballkonit”, tha Lorenci duke qeshur.
Epo ne shpresojmë që në fund të gjithë gjërave të cilat do t’I bëjë për herë të parë në jetë, të marrë faljen e shumëdëshiruar.