Në rast se prisnit ndonëj këngë të re nga Flori Mumajesi me rastin e festave, bëhuni gati sepse do të merrni më shumë se kaq.

Nga kantautor e producent, artistin e njohur së shpejti do ta shohim për herë të paë në rolin e moderatorit. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Insta Stroy moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka zbuluar se Flori do të jetë drejtuesi i emisionit “NIN” në “Klan Kosova” natën e ndërrimit të viteve.

“Flori Mumajesi prezantuesi i ‘NIN’ festive!”-ka shkruar Hamiti në postimin ku Flori shihet në studion e emisionit me skaletën në dorë.

Nuk dihet ende nëse ai do të jetë drejtuesi i gjithë mbrëmjes por me shumë mundësi, Mumajesi do të bashkëdrejtojë së bashku me Hamitin. /xing.al








