IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Florjan Binaj del kundër artistëve që “duartrokitën” Teatrin e ri Kombëtar: “Artistë të mëdhenj, njerëz të vegjël”

by IMA Redaksia
2022/12/27
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Florjan Binaj del kundër artistëve që “duartrokitën” Teatrin e ri Kombëtar: “Artistë të mëdhenj, njerëz të vegjël”

Aktori i mirënjohur i ‘Portokalli’ pas studimeve në Akademinë e Arteve, dega pikturë, ka vendosur të studiojë për arkitekturë.

Florjan Binaj ka bërë së fundmi një monolog të gjatë dhe emocionues në emisionin “Piranjat”, ku ka folur për situatën e Teatrit Kombëtar dhe për kolegët e tij artistë. Fjalët e tij vinin nisur nga video-ja e aktorit Bujar Asqeriu, që në fakt ishte pjesë e një kamere të fshehtë që emisioni i bëri, por që artisti e ktheu në një analizë therëse, sipas Binajt, madje në një analizë nga e cila nuk di “të qeshësh apo të qash”.

ADVERTISEMENT

Për ju që nuk e keni parë, gjatë kamerës së fshehtë me aktorin, pak më tutje po ndodhte ceremonia për nisjen e punimeve të Teatrit të ri ku të pranishëm ndodheshin edhe kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj, ndërsa në rreshtin e parë të të ftuarve ishin artistë si Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Luiza Xhuvani e Luftar Paja.

Flori del kundra këtyre aktorëve dhe vendimit që ata kanë marrë për të dalë në krah të atyre që shembën pabesisht Teatrin dhe hodhi dyshimet e tij në lidhje me arsyet pse e kanë bërë këtë, duke i quajtur edhe “artistë të mëdhenj e njerëz të vegjël”. Kështu, ndër të tjera, Binaj tha”:

“Ne i kemi bërë një kamera të fshehtë gazmore artistit të merituar, mjeshtrit të madh të skenës Bujar Asqeriu. Ne u bëjmë shaka gazmore personazheve që i vlerësojmë, por kamera e Bujar Asqeriut ishte më shumë se sa një kamera gazmore sepse pa e ditur që po xhirohej Bujari na dha një analizë therëse të problemeve të Shqipërisë, artistit dhe lirisë dhe gati-gati nuk e dinim ç’të bënim të qeshnim apo të qanin dhe diskutimi i tij ishte thjesht shterues. Madhështia qëndron te fakti që kur kjo kamera po montohej, një grusht artistësh dhe njerëzish të sjellë aty me detyrim duartrokisnin kryeministrin para gropës varr të Teatrit të vërtetë Kombëtar.

E duartrokisnin që ai bashkë me ta dhe gjithë ushtrinë e tij të shërbëtorëve e vranë atë teatër. Duartrokisnin çmendurinë e një njeriu që kur ishte ministër Kulture, gjëja e parë që donte të bënte ishte ta shembte teatrin!!! A thua se Tirana kishte teatër në çdo lagje dhe ç’u bë po e prishëm këtë Kombëtarin! Dhe u mor me shaka atëherë. Shumë kohë më pas kur erdhi në pushtet tha s’keni parë asgjë akoma, u mor prapë me shaka dhe ja ku jemi sot. Duartrokitjet e tyre ngjanin si dy pika ujë me pleniumet e Partisë së Punës së Shqipërisë që çfarëdolloj budallallëku thonte parti, duhej duartrokitur. Dhe kush duartroket marrëzinë, merr dhe leverdinë.

Ato duartrokitje treguan që ata nuk do ishin dot aty pa e kryer atë krim, natën, pa gdhirë, fshehurazi, si hajdutët. Atë teatër që pasi nuk e shembi dot tërmeti me studimet e shërbëtorëve të tij thanë se duhet shembur sepse rrezikon ta shembë era. Atë teatër që i rriti, i bëri aq të mëdhenj…‘të mëdhenj’ dhe këta për t’ia shpërblyer e vranë. E vranë që të hanë. Kjo ngjarje nga tregoi se arti, vlerat qytetare dhe e vërteta janë gjithnjë e më të rralla nga anët tona dhe natyrshëm lind pyetja: a mund të jesh artist kur je një njeri i vogël?

ADVERTISEMENT

A mund të bësh art të bukur, kur ke një sjellje qytetare të shëmtuar? Në këto kohë, po! Madje më shumë se kurrë. Prandaj kamera e fshehtë që ne pamë na tregon që në krah të kundër të atij grushti shërbëtorësh të vënë në rreshtore qëndron Bujar Asqeriu e disa të tjerë pak guximtarë si ai. Janë të shumtë artistët të lënë në hije, jo sepse nuk janë të aftë, por sepse nuk e ulin kokën e të pranojnë t’i shërbejnë këtij sistemi i cili do që artisti të mos i shërbejë atdheut, por t’i shpëtojë qeverisë. Nëse arti është më i fortë se pushteti, atëherë jetojmë në demokraci, por nëse pushteti është më i fortë se arti, atëherë jemi në diktaturë.

Dhe në vend që të merremi me artistët që hyjnë në vathë e po shpërblehen me tituj e lloj-lloj gjërash, duhet t’i kthejmë sytë, vëmendjen dhe respektin tek ata pak që kanë mbetur ende të lirë dhe që kanë ende guximin ta thonë të vërtetën në sy. Unë besoj se kanë lindur ata historianë që do ta shkruajnë nëpër libra shkollorë për dëmin që i ka bërë kjo shtresë e ndyrë politike Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 32 vite pas komunizmit. Artisti i vërtetë i përket kombit, jo politikës, kështu që z. Bujar Asqeriu unë jam krenar për ty!”.

Source: News-31.com
Tags: “duartrokitën”Artisteartistëvebinajdelflorjankombëtarkundërmëdhenj,qëtëteatrinTelevizionvegjël”“njerëz
Previous Post

“Unë dhe ti të fortë”, Olta shikon veten në finale me Amosin?!

Next Post

Nëse përdorni WhatsApp bëhuni gati të ndërroni telefonin, pasi pas 31 Dhjetorit për këta modele nuk do të punoj më!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Nëse përdorni WhatsApp bëhuni gati të ndërroni telefonin, pasi pas 31 Dhjetorit për këta modele nuk do të punoj më!

Nëse përdorni WhatsApp bëhuni gati të ndërroni telefonin, pasi pas 31 Dhjetorit për këta modele nuk do të punoj më!

Numrat One Albania jashtë shërbimi, abonentët nuk kryejnë dot telefonata!

Numrat One Albania jashtë shërbimi, abonentët nuk kryejnë dot telefonata!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA