Në fillim të këtij muaji, Nevina Shtylla njoftoi se do të vijojë të jetë pjesë e “E Diell”, por me një format krejt të ri që e sjell moderatoren edhe si bashkëautore.
E ftuar në “Wake Up”, Nevina foli për sfidën e radhës në “E Diell”, “KinoStar”.
“Kam 3 vite që jam pjesë e “E Diell”, por këtë vit do të vij ndryshe. Vij me “KinoStar” si moderatore dhe si bashkëautore. Për fat të mirë është viti i 6-të që jam pjesë e televizionit dhe më shumë se frikë jam e entuziazmuar.”
Çfarë është “KinoStar”?
Moderatorja tregoi se bëhet fjalë për një reality shoë që në qendër ka aktrimin dhe çdo gjë që lidhet me të. Formati do të përfundojë me realizimin e një seriali televiziv që do trasmetohet në Top Channel, pjesë e së cilës do të jenë konkurrentët më të mirë të “KinoStar”.
“Aplikimet kanë nisur dhe kemi kapur shifra rekord, rreth 1000 njerëz në javë. Janë shumë ata që e kanë ëndërr të parealizuar aktrimin, por çfarë na ka pëlqyer është se ka patur dhe shumë profesionist të fushës. Eshtë një reality shoë ku do të ketë juri dhe konkurrentë që do të sfidojnë njëri tjetrin me skenare dhe gjëra të tjera. Do të ketë eleminime dhe shumë surpriza rrugës.”- përfundoi Nevina.
Deri më tani, është publikuar vetëm spoti, që sjell Nevinën jo vetëm si bashkëautore, por shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht.








