Në një kohë kur rrjeti është i trazuar nga puntata e sotme e Për’puthen për shkak të marrëdhënies së Andit dhe Teas, ish-konkurrentja Shqipe Hysenaj ka bërë postimin që i hedh benzinë zjarrit.
Shqipja ka postuar një foto të mjaft viteve më parë të Andit dhe Teas, ku shfaqet kjo e fundit duke e puthur në faqë, që nënkupton se dyshja njihej prej kohësh, gjë që është kundër rregullave të programit.
“Foto bombastike që është direkt për skualifikim”, – shkruan ish-konkurrentja. “Sepse janë shtirur që nuk njihen të pafytyrët dhe mashtruesit. He moj Olsa Muhameti ku je? Të shpëtoi ky detaj i vogël? Skualifikoji!”
“Apo po fle gjumë dhe zgjohesh nga klikimet!? Tani do e tregosh veten sa e drejtë je. Se unë të njoh, por për publikun që nuk të njeh. Me mua e tregove drejtësinë!”, – përfundon Shqipja.
Nuk dihet akoma nëse vajza në foto është Tea, por mund të dallojmë disa tipare të ngjashme. Nëse kjo që thotë Shqipja është e vërtetë, kjo duhet të çojë në skualifikim të menjëhershëm të konkurrentëve Tea dhe Andi. Mirëpo, kjo duhet parë në ditët në vazhdim.