Fox Usa ka vendosur të realizojë një serial televiziv të bazuar në komedinë romantike “Hitch”, sukses kinematografik me Will Smith. Projekti është ideuar nga Overbrook Entertainment, që ka prodhuar filmin në vitin 2005 me Columbia Pictures dhe Sony Pictures. Seriali do të përmbajë disa episode nga 30 minuta secila, që do të rrëfejnë dinamikat, hiletë, dhe strategjitë e takimeve midis një burri dhe një gruaje.
Filmi, i cili asaj kohe arkëtoi 370 milion dollar, tregon historitv e Alex Hitchens, i njohur si Hitch, profesioni i të cilit është t’i vijë në ndihmv burrave për të bërë për vete gruan me të cilën janë dashuruar. Ndërsa po punon për Albert, një nga klientet e tij, i dashuruar pas Allegra Cole, Hitch bije në dashuri me Sara (Eva Mendes), gazetare investigative e vendosur për të zbuluar identitetin e tij të vërtetë.









