IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Fushata elektorale, RTSH nuk do të pranojë materialet e gatshme të partive politike

by IMA Redaksia
2017/05/23
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Fushata elektorale, RTSH nuk do të pranojë materialet e gatshme të partive politike

Televizioni publik nuk do të transmetojë materiale të gatshme të partive politike gjatë edicioneve të lajmeve. Me nisjen e fushatës zgjedhore, RTSH njofton se nuk do të pranojë asnjë material të gatshëm të partive, cilatdo qofshin ato, por do ta mbulojë aktivitetin politik me gazetarët e vet.

ADVERTISEMENT

Vendimi bëhet i ditur nëpërmjet një shkrese të firmosur nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Thoma Gëllçi, për të cilën janë vënë në dijeni krerët e të gjitha partive politike që garojnë për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kjo masë ka për qëllim shmangien e publikimit të materialeve propagandistike që partitë përgatisin nëpërmjet zyrave të tyre të shtypit. RTSH konsideron se transmetime të tilla nëpër emisionet e lajmeve bëhen duke shkelur rëndë pavarësinë e tyre por edhe ligjin, i cili e përcakton qartë se duhet bërë një ndarje e qartë e reklamës me informacionin dhe se ndalohet reklama e fshehtë.

Në njoftimin e shpërndarë nga RTSH-ja thuhet se ky vendim është hapi i duhur që duhet ndjekur edhe nga televizionet e tjera në vend.

Njoftimi i RTSH-së

ADVERTISEMENT

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) nuk do të pranojë, për emisionet e veta të lajmeve, materiale të gatshme të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e afërme elektorale, por do ta mbulojë fushatën zgjedhore vetëm me gazetarët e vet.

RTSH përmes një shkrese të firmosur nga drejtori i  Përgjithshëm,  Thoma Gëllçi, njoftohen kryetarët e partive pjesëmarrëse në zgjdhje se pasqyrimi i aktiviteteve të partive politike do të bëhet në mënyrë të pavarur dhe profesionale nga vetë gazetarët dhe operatorët e saj. Kjo, sipas RTSH, do t’i shërbejë ruajtjes së profesionalizmit dhe informimit të paanshëm të publikut.

Dihet se partitë politike shqiptare dhe sidomos partitë e mëdha kanë ngritur zyra të fuqishme të shtypit dhe propagandas, të cilat të mirëpajisura dhe të mirëpaguara përgatisin material propagandistike të gatshme të cilat shpërndahen  nëpër televizionet e vendit.  Transmetime të tilla nëpër emisionet e lajmeve  bëhen duke shkelur rëndë pavarësinë e tyre por edhe ligjin, i cili e përcakton qartë se duhet bërë një ndarje e qartë e reklamës  me informacionin dhe se ndalohet reklama e fshehtë.

Ky vendim nuk përfshin kohën e përcaktuar me ligj që jepet falas për propogandën e partive politike,nga televizioni publik dhe tani me ndryshimet e fundit edhe nga televizionet private , por kjo do të jetë e treguar qartë dhe e ndarë nga emisionet informative apo nga emisionet e tjera radiotelevizive.

Kohët e fundit Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar miratoi, për herë të parë, parimet e veta editoriale ku është përcaktuar në mënyrë konkrete se si duhet të sillet gazetari i RTSH-së gjatë fushatave elektorale. Sipas Parimeve Edioriale , “gjatë fushatës zgjedhore, përfaqësuesve të partive politike ose kandidatëve që garojnë nuk u lejohet të paraqiten në emisione të tjera të RTSH-së, me përjashtim të rasteve te përcaktuara në Kodin Zgjedhor për kohën falas të propagandës së Partive Politike. Kur pasqyrohen aktivitetet e përfaqësuesve të partive politike dhe kandidatëve që mbajnë poste qeveritare apo publike, RTSH duhet të bëjë dallimin e qartë midis funksioneve të tyre zyrtare dhe veprimtarisë zgjedhore.

Deri më tani RTSH ka bërë disa trainime të gazetarëve të saj për pasqyrimin e fushatës zgjedhore.

Ditët e fundit, në RTSH janë zhvilluar disa seanca trainimi nga pedagogu i Akademisë së Eurovizionit dhe ish-gazetari i BBC, Jonathan Stoneman, pikërisht për fushatën zgjedhore që jemi në prag.

Duhet thënë se vendimi i RTSH-së për të mos pranuar materialet e gatshme të partive politike, por ta ndjekë  këtë me gazetarët e vet, është një hap i duhur që duhet të ndiqet edhe nga televizionet dhe radiot e tjera private, të cilat shpesh herë kthehen në zëdhënëse të zyrave të shtypit të partive te ndryshme.

Source: tema
Tags: Fushata ZgjedhoreRTSHThoma GelliciTVSHZgjedhje 2017
Previous Post

Euronews mbyll transmetimet në Ukrainë

Next Post

Presidenti i Kukësit debat në studio me Hygerta Sakon: Mos bëj më emisione të tilla! | VIDEO

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Presidenti i Kukësit debat në studio me Hygerta Sakon: Mos bëj më emisione të tilla! | VIDEO

Presidenti i Kukësit debat në studio me Hygerta Sakon: Mos bëj më emisione të tilla! | VIDEO

Vendimi për transmetimin falas të reklamave partiake nga televizionet private, reagon TV Klan

Vendimi për transmetimin falas të reklamave partiake nga televizionet private, reagon TV Klan

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA