Nuk është konfirmuar ende zyrtarisht rikthimi i aktorit David Bradley në rolin e Walder Frey në sezonin e gjashtë të Game of Thrones por, gjatë promovimit të serialit The Strain, Bradley ka konfirmuar se personazhi i tij do të shfaqet sërisht.
Hera e fundit kur Frey është shfaqur në serial ka qenë në finalen e sezonit të tretë, pasi organizoi Dasmën e Kuqe, ku u vranë Robb Stark dhe Catelyn Stark.
Nuk dihet ekzaktesisht se në cilan episode do të shfaet Walder Frey në sezonin e ri, por sipas zërave mendohet se rikthimi i tij do të jetë afatshkurtër, ku ndoshta do të asistojmë edhe në vdekjen e tij.