Lajm i “keq” për fansat e GoT! Ashtu siç pritej pas lajmit se xhirimet për sezonin e ri do të nisnin në fund të kësaj vere, HBO ka konfirmuar se sezoni i shtatë i Game of Thrones do të transmetohet me disa muaj vonesë nga sa ishte parashikua.
Episodet e reja do të shfaqen për publikun gjatë sezonit veror 2017. Gjithashtu rrjeti ka komunikuar se nuk do të jenë më 10 episode si në sezonet e kaluara por vetëm 7. Ky vendim është marrë nga producentët për shkak të historisë që ndjek fundi i sezonit të gjashtë, i ambientuar në një kohë të errët, prandaj xhirimet e vazhdimit do të ishin më të përshtatëshme pikërisht në një periudhë si ajo e vjeshtës.
Comments 1