IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Gara për Big Brother VIP: Kush do ta prezantojë?

by IMA Redaksia
2021/05/18
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Gara për Big Brother VIP: Kush do ta prezantojë?

Përpara se të flasësh për prezantuesin/en, a mund të biem të gjithë dakord që kjo është hera e fundit që flasim për Big Brother VIP? Nuk të kuptova. Ç’do të thuash?

ADVERTISEMENT

Dua të them që flitet që prej 2017-s që do të fillojë Big Brother Vip. Në 2018-n po ashtu u përfolën prezantuesit (Luana, Ledioni, Dojna, Oriela) etj. etj. se kush i mban mend. Pastaj u anulua, pastaj u rikthye në 2019-n, pastaj e përforcoi edhe Arbana faktin që s’ka gjasa të rikthehet në 2020-n. Dhe një vit më vonë, sërish flitet për Big Brother VIP. Pra, ti po thua që nuk e beson nisjen e këtij emisioni?

Jo, po them që aq herë sa është përfolur, mendoj se do ishte mirë të niste…më në fund. Sidoqoftë, kalojmë te prezantuesi/ja. Kush do të jetë? Për momentin, nuk ka ende një emër konkret. Burime për Anabel bëjnë me dije se ka nisur një garë në distancë mes disa figurave të njohura televizive në Top Channel.

ADVERTISEMENT

Për Big Brother VIP?! Po, sigurisht. Ky program është i testuar prej kohësh dhe e ka shikueshmërinë të garantuar. Të mos flasim për popullaritetin që e favorizon shumë edhe epoka e internetit.

Me fjalë të tjera, kush nuk do donte ta prezantonte. Ekzakt!

Po cilat emra përfliten, përpos atyre që na shkon mendja të gjithëve? Tani, nuk di të të jap një përgjigje, por mund të përdorim logjikën. Shumë emra kanë fituar popullaritet së fundmi në Top Channel, ndaj s’kemi pse çuditemi nëse do të jenë prezantuesit e ardhshëm.

Më thuaj disa. Fjoralba Ponari ka patur një ngjitje të shpejtë, dhe të merituar, në Top Channel, ku së fundmi iu besua prezantimi i “Portokallisë”. Pra, një “rrezik” i ri.

Dakord jam. Tjetër? Dojna Mema njihet për energjinë që ka në spektakle primetime, si për shembull “Voice of Albania”. Dojna përfundoi prezantimin e spektaklit të kërcimit në “E diell”, pra është e lirë për momentin.

Dakord jam edhe për Dojnën. Më pëlqejnë të dyja. Kemi edhe Bora Zemanin. Nuk ka fort gjasa të ndodhë, sepse autorja e “Për’Puthen”, Olsa Muhameti, u shpreh se “Për’Puthen” do të vazhdojë. Por edhe nëse do të ndodhte, Bora tregoi se e menaxhoi shkëlqyeshëm programin dhe ka fituar zemrat e njerëzve dhe iu është bërë si e shtëpisë.

S’kam kundërshtime. Por siç the më sipër, ka të tjerë emra që të vijnë në mendje fillimisht.

Arbana dhe Luana. Pikërisht!

Mendon se është një garë e fortë? Padyshim. Dikur, “Big Brother” ishte ekskluzivitet i Arbanës, e cila më pas u largua dhe moderimi i kaloi Ledion Liços që e menaxhoi me shumë sukses. Ndonëse Ledioni po merret më shumë me projekte në prapaskenë, sidomos në Digitalb, Arbana nuk shihet si pretendentja e vetme për spektaklin.

Sepse është edhe Luana. Burime për Anabel.al bëjnë me dije se Arbana është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur”, ndërkohë që Luana nuk ka nisur asnjë përgatitje për “Shiko kush luan” dhe emisioni dating, që ishte parashikuar, nuk do të bëhet. Luana është një nga emrat që ka fituar shumë popullaritet në vitet e fundit në Top Channel. Ka një emision me emrin e vet dhe ka arritur të ngulisë idenë që “e shtuna është e Luanës”.

Po vetë Arbana ka thënë gjë? Tani për tani, jo.

Po më parë? “Të them të drejtën nuk e di [në do ta drejtoj unë sërish]. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standardet e dikurshme. Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me ‘Big Brother’ këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma,” tha në vitin 2019 në një intervistë për Revista Who. Në janar 2020, la ta hapur mundësinë e rikthimit, ndonëse nuk sqaroi nëse donte ta prezantonte ose nëse do ta prezantonte.

Po nëse Arbana ka qenë përgjithësisht skeptike ndaj “Big Brother”, ç’të bën të mendosh që ka interes tani? Ndoshta tani janë vënë gjërat në vijë. Shto edhe faktin që “Dua të të bëj të lumtur” mund të jetë në përfundim.

Kuptoj. Luana ka reaguar? Jo.

Source: anabelmagazine.com
Previous Post

Pas largimit të Sindit dhe Antonelës, një tjetër konkurrent lë “Për’puthen”

Next Post

Ledri Vula sapo zbuloi bashkëpunim e ri me…

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ledri Vula sapo zbuloi bashkëpunim e ri me…

Ledri Vula sapo zbuloi bashkëpunim e ri me...

Naomi Campbell nënë në moshën 50 vjeçare

Naomi Campbell nënë në moshën 50 vjeçare

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA