IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Gazetari i VOA rrëfen çfarë ndodhi gjatë protestave në Uashington: Policia qëlloi drejt medias

by IMA Redaksia
2020/06/04
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Gazetari i VOA rrëfen çfarë ndodhi gjatë protestave në Uashington: Policia qëlloi drejt medias

Uashington – Më shumë se 200 gazetarë kanë raportuar se janë sulmuar, plagosur apo ndaluar ose u janë shkatërruar pajisjet gjatë mbulimit të protestave mbarëkombëtare për vdekjen e George Floyd, ndërsa ishte ndaluar nga policia në Mineapolis.

ADVERTISEMENT

Mes turmave, zjarreve dhe plaçkitjeve, gazetarët janë bërë vetë lajm kur janë përballur me policinë apo protestuesit, ndërsa kanë bërë punën e tyre për të informuar publikun.

Jason Patinkin, një gazetar i Zërit të Amerikës, ishte një nga që u gjend mes “zjarrit”.

Patinkin tha se ndërsa ai po largohej nga protesta rreth Sheshit Lafayette dhe Shtëpisë së Bardhë rreth orës 11 të mbrëmjes, ditën e dielë, policia qëlloi ndaj tij dhe një ekipi tjetër lajmesh që ishin aty.

Patinkin tha se ndërsa po largohej nga zona, u dëgjua një zhurmë e fortë dhe ajo që dukej të ishte një “granatë zhurmuese”, u lëshua dhe përfundoi pranë këmbëve të ekipit të lajmeve.

Ai tha se e ktheu kamerën përsëri dhe më pas pa se si një oficer ngriti një armë dhe qëlloi në drejtim të tij. Patinkin tha se nuk e kishte menduar që ai do të shtinte drejt tij. Në pamjet e incidentit duket një gezhojë që bie në tokë.

Gazetari tha se ai atëherë ndjeu diçka që goditi jelekun mbrojtës që kishte veshur, pranë shpatullës së majtë.

Patinkin tha se mjeti i identifikimit të gazetarit dukej, megjithëse ishte natë. Të paktën një person në videon e tij dëgjohet duke bërtitur, “Media”.

“Unë jam media, është e qartë që unë jam media”, tha Patinkin, një gazetar me përvojë që ka mbuluar konflikte dhe trazira jashtë shtetit, përfshirë në Kartoum të Sudanit. “Vërtet që nuk e prisja këtë.”

Videoja e tij tregon një rresht prej më shumë se njëzetë oficerësh në një kryqëzim, në kryeqytetin amerikan. Protestuesit ishin gjithashtu në zonë, tha ai.

“Isha me fat,” tha Patinkin, duke përmendur se objekti që e goditi ishte hedhur larg tij nga e majta.

“Nëse do të ishte hedhur në të djathtë, mund të më kishte goditur në sy, të më godiste në fytyrë,” tha ai, duke përmendur se disa njerëz janë verbuar nga këto lloj armësh. Nuk ishte e mundur për të identifikuar se cilës polici i përkisnin oficerët.

Gazetarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë ngjarjedhe imazhe të ngjashme, duke përfshirë dëmtimet nga plumbat e gomës.

Në Long Beach të Kalifornisë, reporteri i radios KPCC, Adolfo Guzman-Lopez u godit në fyt me një plumb gome. Në një konferencë shtypi të hënën, kryetari i Bashkisë së qytetit kërkoi falje dhe shefi i policisë tha që ai do të hetojë.

Gazetarja e pavarur Linda Tirado i tha Udhëheqësit të Lirisë së Shtypit të Shteteve të Bashkuara, një grup që dokumenton shkelje të lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara, se ajo kërkonte trajtim spitalor pasi u godit nga një gëzhojë në anë të kokës, ndërsa mbulonte protestat në Mineapolis. Tirado më vonë ka postuar në Twtter se humbi shikimin në njërin sy, përkohësisht.

Zyra e informacionit në Mineapolis i tha Zërit të Amerikës më herët këtë javë se disa agjenci të zbatimit të ligjit po ndihmonin në protesta dhe se kontaktet me policinë e qytetit ishin nën rishikim.

Ndjekësi i Lirisë së Shtypit po heton më shumë se 200 incidente që përfshijnë gazetarë, duke përfshirë 40 të cilët u arrestuan ose u ndaluan dhe më shumë se 150 sulme. Shumica e këtyre të fundit përfshinin policinë që sulmonte me gaz lotsjellës dhe plumba gome ose duke përdorur spraj piperi.

ADVERTISEMENT

“Jemi të tmerruar nga përdorimi i vazhdueshëm i veprimeve të ashpra dhe nganjëherë të dhunshme të policisë kundër gazetarëve që bëjnë punët e tyre. Këto janë shkelje të drejtpërdrejta të lirisë së shtypit, një vlerë themelore kushtetuese e Shteteve të Bashkuara,” tha drejtori i Programit të CPJ, Carlos Martinez de la Serna në një deklaratë të hënën.

Patinkin tha se ai kishte qenë në situata të tensionuara ose kërcënuese më parë. Ai u arrestua për pak kohë ndërsa mbulonte protestat paqësore në Tanzani, ose kur grupe të armatosura rrethuan një hotel ku ai dhe media të tjera po qëndornin në Kartoum.

“Por unë kurrë nuk jam qëlluar”, tha ai.

Sulmet ndaj mediave, tha ai, janë “jashtëzakonisht të dëmshme” sepse ato ndërhyjnë në punën e ofrimit të informacionit kur publikut i duhet më shumë. “Unë nuk e di se çfarë ndodhi me ata protestues atje, sepse unë u qëllova, kështu që unë u largova,” tha ai./ VOA

Previous Post

Rama premton heqjen e taksës së tatim-fitimit për biznesin e vogël

Next Post

VIDEO | “Mësuesi fuste duart tek djemtë e klasës”, flet i riu nga Korça: Kolegët e tij dinin gjithçka

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
VIDEO | “Mësuesi fuste duart tek djemtë e klasës”, flet i riu nga Korça: Kolegët e tij dinin gjithçka

VIDEO | “Mësuesi fuste duart tek djemtë e klasës”, flet i riu nga Korça: Kolegët e tij dinin gjithçka

VIDEO | Fevziu – Rames në Opinion: Po do ta kthesh personale, e kthejmë!

VIDEO | Fevziu – Rames në Opinion: Po do ta kthesh personale, e kthejmë!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA