Një ndër gazetaret më të vjetra të Top Channel, Elona Meço, e cila për vite me rradhë ka mbuluar zhvillimet politike në këtë televizion pranë Partisë Demokratike tashmë ka ndryshuar pozicion.
Sipas burimeve të IMAlbania.com, gazetarja është vlerësuar për përkushtimin e saj gjatë detyrës nga ana e drejtorit të informacionit Sokol Balla duke e emëruar atë në redaktore politike.
Elona Meço është një nga gazetaret më të njohura të politikës në televizionet shqiptare.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet ribotimi pa autorizim!