IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Gjoba deri 10 milionë lekë për televizionet që transmetojnë emisione me me dy persona në studio | Zbardhet akti normativ për COVID-19

by IMA Redaksia
2020/03/15
in TELEVIZION
Reading Time: 6 mins read
A A
Gjoba deri 10 milionë lekë për televizionet që transmetojnë emisione me me dy persona në studio | Zbardhet akti normativ për COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një deklaratë për mediat pasditen e sotme ka zbardhur aktin normativ të qeverisë që hyn në fuqi ditën e sotme dhe parashikon sanksione të forta për cilindo shkelës, që nga bizneset e deri tek individët.

ADVERTISEMENT

Gjatë informimit mbi aktin normativ, ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ndalohet eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë. Çdo shkelje dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Ndërsa mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë.

ADVERTISEMENT

Akti normativ i qeverisë përfshin dënim me gjobë për të gjithë qytetarët të cilët nuk deklarojnë tek autoritetet historikun e tyre të udhëtimit nga vendet e prekura nga COVID-19, apo nuk vetëkarantinohen sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Dënohen me gjobë gjithashtu edhe baret, restorantet, palestrat, kinematë, qendrat e internetit dhe të gjitha subjektet e përcaktuara në urdhërat e mëparshëm të cilët nuk ndalojnë zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Manastirliu apeloi për zbatimin rigoroz të vendimeve, për të mundësuar që ekipet mjekësore të shërbejnë në terren dhe të bëjnë më të mirën e mundshme për t’ju përgjigjur qytetarëve në këtë situatë të vështirë të përballjes me COVID-19.

Të gjitha sanksionet e parashikuara në aktin normativ

  1. Subjektet që eksportojnë barna dhe pajisje mjekësore nga Republika e Shqipërisë, pa autorizim të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes 2 Sociale, për kryerjen e këtij aktiviteti, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe iu sekuestrohet e gjithë sasia e barnave/pajisjeve mjekësore. Në rast përsëritjeje, masave të mësipërme iu shtohet edhe ndalimi i eksportit të barnave/pajisjeve mjekësore, deri në 6 muaj.
  2. Subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.

  3. Hyrja e shoqëruesve dhe/ose e familjarëve të pacientëve në ambientet e shërbimit të urgjencës mjekësore, institucionet e kujdesit shëndetësor, ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtim spitalor pacientët, vetëm me përjashtim të rasteve kur një kërkesë e tillë vjen nga drejtoria spitalore, dënohen me gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për shoqëruesin dhe/ose familjarin e pacientit si dhe për personin përgjegjës që ka për detyrë zbatimin e këtij rregulli.

  4. Dënohet me gjobë në masën 700 000 (shtatëqind mijë) lekë: a) Shtetasi, i cili hyn në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk deklaron ardhjen e tij nga zonat e prekura nga infeksioni COVID-19, të deklaruara nga organet kompetente, vendase ose të huaja apo ndërkombëtare; b) Shtetasi, i cili hyn nga zonat e prekura në territorin e Republikës së Shqipërisë, që nuk vetëkarantinohet për një periudhë 14-ditore në ambientet e banesës së tij, si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID–19; c) Shtetasi, i cili vjen nga zonat e prekura dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm; ç) Shtetasi, i cili ka rezultuar pozitiv dhe nuk zbaton urdhrin e dhënë nga organet kompetente për vetëkarantinimin e detyrueshëm.

  5. Institucionet arsimore, çerdhet dhe kopshtet, publike dhe jopublike, që nuk mbyllin aktivitetin e tyre për periudhën e përcaktuar nga autoritetet kompetente, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për institucionet arsimore, publike/jopublike, dhe në masën 1 000 000 (një milion) lekë për çerdhet dhe kopshtet, publike/jopublike. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

  6. Subjektet apo individët, publikë apo privatë, që zhvillojnë aktivitete në ambientet e mbyllura të argëtimit për fëmijë e të rinj, palestrat, qendrat 3 sportive, pishinat, qendrat e internetit, qendrat kulturore, që nuk zbatojnë urdhrin e organit kompetent për mbylljen e tyre, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë, dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

  7. Subjektet apo individët, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e dhëna nga organet kompetente për mosmbylljen e bareve, lokaleve, restoranteve dhe klubeve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

  8. Subjektet dhe individët, publikë apo privatë, të cilët, në kundërshtim me urdhrat e autoriteteve kompetente, lejojnë zhvillimin e aktiviteteve sportive, sociale, kulturore, ekskursionet mësimore të organizuara nga institucionet arsimore, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milionë) lekë dhe në rast pësëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

  9. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin në sportele apo në ambiente të tjera të brendshme. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

  10. Në ambientet e brendshme apo strukturat e veçanta të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të poliklinikave, të spitaleve, publike e jopublike, ku zhvillohen vizita dhe konsulta ambulatore, të merren masa të menjëhershme për ndalimin e grumbullimit të pacientëve. Moszbatimi i këtij detyrimi dënohet me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

  11. Drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk zbatojnë ndalimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, publik dhe privat, përfshirë automjetet private, në zonat dhe oraret e përcaktuara nga organet kompetente, dënohen me heqje të lejes së drejtimit për një periudhë trevjeçare dhe me bllokim të mjetit. Nga ky rregull përjashtohen personat e autorizuar nga organet kompetente.

  12. Rritja e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt, të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore në vitin paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e rritjes së çmimit nga importi i tyre, 4 dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

  13. Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent.

  14. Mosofrimi i shërbimeve nga farmacitë, tregtuesit me shumicë të barnave dhe prodhuesit e barnave, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përseritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

  15. Mosofrimi i shërbimeve nga subjektet/individët që tregtojnë produkte ushqimore, me shumicë apo pakicë, duke zbatuar kriteret e sigurisë të përcaktuara nga organet kompetente, dënohet me gjobë në masën 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë për tregtuesit me shumicë dhe në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për tregtuesit me pakicë. Në rast përsëritjeje me bllokimin e të gjithë sasisë së mallit dhe mbylljen e veprimtarisë për një periudhë trevjeçare.

  16. Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga infeksioni COVID-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës. Moszbatimi i këtij urdhri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë dhe në rast përsëritjeje vendoset bllokimi i aktivitetit, duke e vendosur strukturën në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit COVID-19. Në këtë rast, personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, është i detyruar të shërbejë nën drejtimin e strukturave shëndetësore shtetërore. Moszbatimi i këtij detyrimi nga personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës, dënohet me gjobë në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe në rast përsëritje iu shtohet edhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit për një periudhë dhjetëvjeçare.

Marrë nga euronews.al

Tags: CoronavirusCOVID 19Dekreti Covid 19koronavirusVirusi
Previous Post

Lidhja me Mark Frrokun, Dembacaj: Mendova të marr qetësues prej komenteve negative

Next Post

Blendi Fevziu: Pse duhet të durojmë!

TË NGJASHME

Çfarë e çoi Ardit Gjebrean në SPAK? Në fokus financimet për ‘Kënga Magjike’
TELEVIZION

Çfarë e çoi Ardit Gjebrean në SPAK? Në fokus financimet për ‘Kënga Magjike’

Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje për më shumë se...

by IMA Redaksia
Nën 7, 2026
Pas “Opinion”, AMA gjobit edhe “Ora e Betit”/ Çfarë po ndodh me talk-show-t politike në TV?
TELEVIZION

Pas “Opinion”, AMA gjobit edhe “Ora e Betit”/ Çfarë po ndodh me talk-show-t politike në TV?

Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon me masa administrative ndaj programeve televizive të aktualitetit. Pas gjobës së vendosur ndaj TV Klan...

by IMA Redaksia
Nën 7, 2026
Anduena Llabani hap “Black Box”: Çfarë fshihet pas skandaleve dhe milionave të humbura?
TELEVIZION

Anduena Llabani hap “Black Box”: Çfarë fshihet pas skandaleve dhe milionave të humbura?

Ora News ka nisur një format të ri të aktualitetit. “Black Box”, nën drejtimin e gazetares Anduena Llabani, synon të...

by IMA Redaksia
Nën 7, 2026
Big Brother VIP Albania rikthehet së shpejti në Top Channel/ Çfarë dihet deri tani?
Big Brother VIP

Big Brother VIP Albania rikthehet së shpejti në Top Channel/ Çfarë dihet deri tani?

“Big Brother VIP Albania” po përgatitet për rikthimin në ekran. Top Channel ka nisur zyrtarisht promovimin e sezonit të ri...

by IMA Redaksia
Nën 6, 2026
“X Factor Albania” rikthehet në TV Klan / Sezoni i tetë nis më 6 nëntor
TELEVIZION

“X Factor Albania” rikthehet në TV Klan / Sezoni i tetë nis më 6 nëntor

Një nga talent-show-t më të njohur muzikorë rikthehet në ekran. “X Factor Albania” nis sezonin e tetë më 6 nëntor,...

by IMA Redaksia
Nën 2, 2026
Mijëra orë histori shqiptare shpëtojnë nga degradimi/ Nis projekti për digjitalizimin e plotë të Arkivës së RTSH-së
TELEVIZION

Mijëra orë histori shqiptare shpëtojnë nga degradimi/ Nis projekti për digjitalizimin e plotë të Arkivës së RTSH-së

Një nga projektet më të rëndësishme për ruajtjen e memories audiovizive shqiptare merr dritën jeshile. Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit do...

by IMA Redaksia
Nën 2, 2026
Next Post
Blendi Fevziu: Pse duhet të durojmë!

Blendi Fevziu: Pse duhet të durojmë!

New York / Kafeneja mbushet plot me shqiptarë, shokohet gazetarja amerikane: S’ka virus që i ndalon

New York / Kafeneja mbushet plot me shqiptarë, shokohet gazetarja amerikane: S’ka virus që i ndalon

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA