Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita, janë bërë sot prindër për herë të dytë. Futbollisti i Arsenal-it është bërë sërish baba i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Laneya.
“Nuk kam vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy,” shkruan 28 vjeçari në foton e publikuar pak momente më parë në Instagramin e tij.Ai shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurën në spital.
Kujtojmë se 28 vjeçari u bë baba për herë të parë gati dy vite më parë, kur bashkëshortja e tij Leonita solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ayana.








