Eshtë publikuar online teaser trailer-i i parë i sezonit të njëmbedhjetë të Grey’s Anatomy, që do të ketë premierën në Amerikë në 25 shtator në kanalin ABC.
Në sekuencat e videos, shohim në veçanti, një skenë që vërteton atë që ishte parashikuar nga autorja Shonda Rhimes. Meredith dhe Alex në këtë sezon do të jenë më pranë njeri-tjetrit pas largimit të Cristina-s.







