Grupi mediatik kosovar Koha, zotërues i dy kanaleve në Kosovë, Kohavizion dhe kanalit all news Arta ka filluar transmetimet këto ditë në digital tokësorin kosovar në frekuencën UHF 44. Transmetimet janë ende në fazën eksperimentale dhe logo e kanalit kombëtar KTV shoqërohet nga diçitura “Eksperimental”.
Eshtë konstatuar gjithashtu, se Kohavizion ka transmetuar disa nga filmat dhe serialet në formatin HD ndërsa pjesën tjetër të programeve në cilësinë SD.
Pas RTV21 dhe RTK, grupi mediatik Koha është operatori më i ri televiziv qe hyn në tregun e transmetimeve digital tokësore, fillimisht me dy kanalet KTV dhe Arta.
Falenderojmë një nga lexuesit tanë për fotot.
Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...







