IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Historia e Shegës dhe “dajës shpëtimtar” në “Dua të të bëj të Lumtur”

by IMA Redaksia
2016/12/18
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Historia e Shegës dhe “dajës shpëtimtar” në “Dua të të bëj të Lumtur”
ADVERTISEMENT

Historia e parë që u tregua këtë të shtunë në “Dua të të bëj të lumtur” i drejtohet një personi të cilit dikush i është pafund mirënjohës. Një person i cili me dashurinë e pafundme për mbesën e tij, i shpëtoi asaj jetën.

ADVERTISEMENT

Ajo sot është 33 vjeç dhe është nënë e një djali 3-vjeçar dhe e një fëmije që shumë shpejt do të vijë në jetë.

Për të kuptuar më mirë po ua tregojmë këtë histori hap pas hapi. Në ditën e parë të korrikut të vitit 1983, në familjen Bogdani vjen në jetë një vajzë e vogël. Ajo ishte e urtë dhe e turpshme, e rrethuar me dashurinë e prindërve dhe të gjyshërve.

Kjo vogëlushe rritej dita-ditës dhe kur ishte ende një fëmijë i vogël dhe i pafajshëm, vetëm 3 vjeç i ndodh një aksident. Ajo ishte duke luajtur në kopështin e shtëpisë dhe po qeshte së bashku me babain e saj, i cili në atë moment kishte hipur në një shkallë dhe po përpiqej të rregullonte antenën e televizorit.

Por aty ku ai po qëndronte kalonte një linjë elektrike dhe pa e kuptuar, brenda disa sekondave atë e zë korrenti dhe menjëherë bie në tokë. Vajza e tij e vogël e shikon dhe duke qarë fillon të bërtase: “Babi…babi…”. Gjyshi i saj e dëgjon dhe shkon menjëherë të ndihmojë djalin e tij, por nuk e vë re se edhe Shega përpiqet të shkojë drejt tyre për të ndihmuar babain dhe se duke vrapuar ajo rrëzohet mbi telat e korrentit.

Fqinjët menjëhere thërrasin ambulancën me shpresën për të shpëtuar atë e bijë, por në momentin që vjen ambulanca, ata marrin vetëm babain e Shegës, i cili sapo kishte filluar të përmendej. Shegën e lënë aty të shtrirë dhe pa ndjenja sepse kujtonin se ajo nuk jetonte më.

Mamaja shkon menjëherë drejt vogëlushes së saj dhe duke u ndjerë e pafuqishme fillon të qajë vdekjen e vajzës. Sikur kjo të mos mjaftonte, njerëzit që ndodheshin aty po thoshin se e rëndësishme ishte të shpëtonte babai, sepse fëmijë të tjerë mund të bënte përsëri.

Askush nuk po bënte gjë për Shegën, një fëmijë të vogël të lënë të shtrirë në tokë pa asnjë shpresë për të jetuar, por filluan të qanin për humbjen e saj. Askush nuk e dinte se ajo ishte ende gjallë.

Daja i Shegës ishte ushtar dhe në momentin e parë që merr vesh lajmin shkon me shpejtësi, shikon motrën e tij teksa qante dhe menjëherë rrëmben Shegën në krahë dhe e çon në ambulancë. Ai vrapon për te ambulanca që ishte 40 minuta larg dhe arrin atje me vajzën në krahë për 15 minuta.

Daja ia doli që ta çonte Shegën në kohën e duhur në ambulancë dhe t’i shpëtonte jetën. Kjo ishte një mrekulli për familjen Bogdani.

Vitet kalonin dhe Shega rritej, por këtë aksident nuk mund ta harronte kurrë. Edhe nëse do të donte ajo nuk do të mundte, sepse ky aksident la një shenjë në fytyrën e saj, një shenjë që e kas shoqëruar gjithë jetën.

Për të nuk ishte e lehtë të rritej me këtë shenjë, shpesh ndihej e fyer nga komentet apo sjellja e të tjerëve, mbyllej në vetvete dhe qante me ditë të tëra. Kur ishte në gjimnaz ajo bëri një operacion, por shenjat nuk ju larguan dhe i humbi të gjitha shpresat. Me ndihmën e prindërve, Shega përpiqej ta kalonte këtë gjë, por përsëri kishte ngjarje që do të linin gjurmë në jetën e saj.

Ajo kujton se kur ishte vetëm 5 vjeç, një zotëri e shikon në një dyqan dhe i thotë se e ka faqen e djegur dhe se nuk do ta dojë asnjë kur të rritet. Ajo ishte fëmijë, por nuk mund t’i ndalte lotët sepse e kuptonte që diçka nuk shkonte. Megjithatë, duke u rritur e kuptoi se pamja e jashtme e njeriut nuk ka më shumë vlerë se e brendshmja.

Shega sot është një bashkëshorte dhe një nënë e mrekullueshme, që gjithmonë ka për t’i qenë mirënjohëse njeriut që i fali një jetë të dytë dhe ky njeri ishte këtë të shtunë në “Dua të të bëj të lumtur”.

Source: TCH
Tags: Dua te te be te lumturDua te te bej te lumturTop Channel
Previous Post

Dua të të bëj të Lumtur | Historia e Denadës…

Next Post

Zbulohet skenografia e Fest 55 në RTSH | FOTO

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Zbulohet skenografia e Fest 55 në RTSH | FOTO

Zbulohet skenografia e Fest 55 në RTSH | FOTO

Sot në “Sarasvatiçandra” | 19/12/2016

Sot në "Sarasvatiçandra" | 19/12/2016

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA