IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Historia e studentit që ka mbetur i ngujuar në aeroportin e Frankfurtit , si Tom Hanks në filmin ‘Terminal’

by IMA Redaksia
2020/04/22
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
Historia e studentit që ka mbetur i ngujuar në aeroportin e Frankfurtit , si Tom Hanks në filmin ‘Terminal’

Një student rus, që fluturoi për në Gjermani megjithë pandeminë e Coronës është ngujuar tani në aeroportin e Frankfurtit. Si Tom Hanks në filmin “Terminal” atij i duhet të kalojë ditët në zonën e tranzitit.

ADVERTISEMENT

Ai do të studiojë patjetër në Berlin. Mihail Novosjolov është i vetmi person i një fluturimi të posaçëm nga Moska, të cilit iu refuzua hyrja në Gjermani. Tani 23 vjeçari qëndron i ulur prej ditësh në një zonë tranziti në aeroportin e Frankfurtit, sepse nuk ka fluturime të rregullta për në Rusi aktualisht. Mihaili dëshironte të kryente një semestër shkëmbimi në Universitetin Humboldt në Berlin. Më 17 prill, disa ditë para fillimit të semestrit, pas një rekomandimi të një grupi miqsh në whatsapp, ai iu bashkua 133 rusëve, që jetojnë në Gjermani, të cilët u evakuuan me një fluturim të posaçëm nga Rusia. Nga data 17 mars për shkak të pandemisë së Coronës është në fuqi ndalimi i hyrjes në BE për të gjithë qytetarët nga vende të treta.

“Shansi i fundit për semestër jashtë”

Mihaili studion sociologji në qytetin siberian Tomsk. Ky është “shansi i fundit për një semestër jashtë”, thotë ai për Deutsche Wellen. Sepse pas studimeve në Rusi, që ai shpreson t’i mbarojë shpejt, do ishte shumë vonë. Që para një muaji Mihali erdhi njëherë në Gjermani. Atëherë atij iu refuzua hyrja me arsyen, se nuk ka strehim. Në një kohë, që e kisha miratimin për një vend në një konvikt, thotë ai. Administrata e Universitetit kishte pritur vetëm nënshkrimin e tij për kontratën.

ADVERTISEMENT

Por Mihaili duhej të kthehej. Gati një muaj ai qëndroi në Moskë. Në një grup whatsapp-i për njerëzit që jetojnë në Gjermani, por që u duhet të qëndrojnë në Rusi aktualisht, ai mësoi për “rastin fatlum”, si thotë ai, që të kthehej me një avion të posaçm nga Moska në Frankfurt. Mihaili bleu një biletë dhe vendosi ta provojë edhe njëherë. Më parë ai kishte pyetur në Ambasadën Gjermane, që i kishte konfirmuar, se viza e tij mjaftonte për të hyrë në Gjermani. Por sipas të drejtës gjermane, në fund vendosin nëpunësit e kufirit për hyrjen në Gjermani apo jo. Refuzimin, Policia Federale e argumenton me atë që qëndrimi i Mihail Novosjolovit paraqet një “rrezikim aktual, të rëndë të interesit vetjak” dhe “shëndetit publik”.

Si jetohet në një terminal

Pas shokut për këtë lajm, Mihaili filloi ta përshtasë jetën në zonën e tranzitit. Një punonjës i Lufthanës e ka ndihmuar, rrëfen Mihaili. Ai kaloi aty dhe e dëgjoi historinë e tij. Në këtë mënyrë ai arriti të gjejë një krevat portativ. Tani ai fle në zonën e tranzitit, punonjësit e zonës së tranzitit i japin ushqime. “Ata madje më pyetën, se çfarë më hahet dhe nëse kam alergji”, thotë Mihaili. Përveç kësaj atij iu ofruan edhe xhetona për dushet dhe mundi të lahej më në fund pas disa ditësh. Por valixhen ende nuk e ka marrë. Shumicën e kohës, Mihaili e kalon vetëm dhe shëtit nëpër hollet bosh të aeroportit të Frankfurtit. Nganjëherë bisedon me pasagjerët, që duhet të jenë në udhëtim për shkak të krizës së Coronës. Ai ka takuar në Frankfurt edhe tre bullgarë, të cilëve i është refuzuar hyrja në Gjermani.

Kthimi në Rusi nuk dihet

Në grupin e miqve në whatsapp ka shumë vetë që interesohen për gjendjen e tij. Mihaili rrëfen, se disa herë në ditë duhet të paraqitet tek Policia Federale që i ka mbajtur pasaportën dhe i ka dhënë një dokument të përkohshëm, pasaportë tranziti. Mihaili duhet të presë tani për një fluturim në Moskë. Aktualisht kryhen shumë pak fluturime. Autoritetet gjermane, thotë ai, do t’i mundësonin një fluturim në kryeqytetin bjellorus, Minsk. “Por nuk e di si do të futem atje në karantinë dhe si të shkoj në Rusi, sepse kufijtë janë të mbyllur”, thotë Mihaili.

Rrezik me vetëdije

Mihaili nuk e ka humbur shpresën që të qëndrojë në Gjermani për semestrin e planifikuar. Ai përpiqet përmes internetit të regjistrohet për një vend banimi. Sipas tij, ky do të ishte një argument për punonjësit e kufirit për të qëndruar në Gjermani. një avokat po ashtu i rekomanduar nga miqtë, po e shqyrton rastin e Mihail Novosjolovit. Mihaili thotë, se nuk përbën rrezik për të tjerët. Në Moskë ai është testuar negativ për virusin Corona, dhe është i gatshëm edhe për një test në Gjermani. “Mund të qëndroj në konvikt edhe dy javë në karantinë, nëse lejohem të futem në vend”, thotë studenti rus. Ai e pranon, se me fluturimin e dytë i hyri një rreziku. “Nuk e dija, se kur do të ofrohej një mundësi tjetër. Viza mund të skadonte deri atëherë dhe tani nuk po jepen më viza të tjera.

Source: DW
Previous Post

Presidenti Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal: Burg për ata që përhapin me dashje koronavirusin

Next Post

Ilir Meta për situatën me fasoneritë: Nëse nuk garantohen standardet të mbyllen

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Ilir Meta për situatën me fasoneritë: Nëse nuk garantohen standardet të mbyllen

Ilir Meta për situatën me fasoneritë: Nëse nuk garantohen standardet të mbyllen

Mjekët shpjegojnë se si mund ta dallojmë astmën nga coronavirusi

Mjekët shpjegojnë se si mund ta dallojmë astmën nga coronavirusi

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA