IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Humoristi Afrim Agalliu: Si na bëri Vera Grabocka të realizonim shfaqjen brenda 1 jave

by IMA Redaksia
2020/05/16
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Humoristi Afrim Agalliu: Si na bëri Vera Grabocka të realizonim shfaqjen brenda 1 jave

Afrim Agalliu një nga katër Parodistës e Vlorës mbrëmjen e sotme në “Provokacija” ka folur për zhvillimet artistike në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Gjatë intervistës me gazetarin Mustafa Nano, ai është ndalur te ndarja nga jeta e artistit Muhamet Lika, për të cilin u shpreh se kishte një lidhje të ngushtë me humoristin.

“Me Metin kishim gati 40 vjet në skenë bashkë. Prej 1 viti nuk është me ne, ndërroi jetë në Itali. Ka qenë moment shumë i trishto për ne, kishim një jetë të tërë bashkë jo vetëm në skenë por jemi bërë shumë edhe familjarisht, fëmijët i kemi rritur bashkë. Kudo që shkonim me estradën, zakonisht në periudhat e beharit merrnim dhe familjet me vete”, tha aktori.

Gjithashtu humoristi i njohur u shpreh se artistët e rinj kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën artistike edhe pse theksoi se shumë prej tyre tërhiqen më shumë nga paraja.

“Të rinjtë gjithmonë sjellin të renë, ndërkohë që ne të vjetrit e kemi disi të vështirë ta përqafojmë të renë. Bëjnë një punë të madhe. Prodhojnë javë për javë. Në fushën e aktrimit të rinj janë secili vetvetja kanë personalitet secili prej tyre”.

Por humoristi nuk harroi të shprehte edhe konsideratat e tij për artistin Pëllumb Kulla, për të cilin Agalliu shprehet se i është tepër mirënjohës.

ADVERTISEMENT

“Pëllumbi ka ndikuar shumë tek unë në formimin artistik. Këto vitet e fundit më ka rënë një barrë e madhe sepse estrada nuk ka regjisor dhe jam detyruar ta bëj nga e keqja. Dua të evidentoj një fakt se jam me fat se kam një koleg tani si Agroni, e them pa dorashka që përveç anës profesionale si artist është dhe një makineri pune. Është një njeri që po e pa një material ai thotë direkt po”, tha Agalliu.

Megjithatë aktori i humorit është shprehur edhe për vështirësitë që ka në punën e tij si artist ndërsa shtoi se vazhdon të punojë dhe do të vazhdojë në vijim përpos pengesave.

Më tej ai u ndal edhe tek një episod i jetës artistike me regjisoren Vera Grabocka.

“Ajo është kategorike, është e prerë. Të prek në sedër. Në 1987 kemi marrë çmimin aktorët më të mirë të vitit dhe kishte fituar edhe Ismail Kadare. Dhe më kujtohet kur na tha: Çuna erdhët? Shumë bukur! Me Jorgo Papingjin, shpejt të bëni parodinë, të premten do ja tregojmë drejtorit, të shtunën kemi shfaqjen. Mbaj mend që i thashe: Më fal Vera, si ka mundësi që të bëjmë për një javë këtë?! Nuk e di unë, -tha; Keni fatin e madh që jeni fitues i çmimit por mbi të gjitha që do keni Ismail Kadarenë, bëni çfarë të doni, vrisni veten, po të doni bëjeni po të doni mos e bëni! Me këtë na vuri në sedër dhe ne brenda 1 jave e kemi dhënë shfaqjen që bëri një impakt shumë të madh. Dua të them që me punë arrihet gjithçka”, tha aktori Agalliu.

Source: abcnews.al
Previous Post

Më paragjykojnë se jam nga fshati!/ Moderatori tregon për dhunën verbale që ka përjetuar

Next Post

Kompania nga Kalifornia: Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Kompania nga Kalifornia: Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin

Kompania nga Kalifornia: Kemi zbuluar një antitrup që bllokon 100% koronavirusin

Goditi dy zyrtarë të bashkisë, arrestohet 40-vjeçari në Kolonjë

Goditi dy zyrtarë të bashkisë, arrestohet 40-vjeçari në Kolonjë

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA