Ndërsa në Top Channel spektakli i të martës u mbyll me njoftimin për situatën e ndodhur, transmetimi direkt nga shtëpia nuk ka përfunduar.
Teksa banorët ishin ende të shokuar përsa u informuan mbi sulmin terrorist ndaj televizionit, në shtëpinë e Big Brother kanë hyrë dy opinionistët. Zhaklina dhe Arbëri janë bërë pjesë e shtëpisë me një tortë në dorë me rastin e ditëlindjes së Nitës.
Për këtë rast Big Brother ka shtruar edhe një darkë pjesë e së cilës u bënë edhe dy të ftuarit special.