IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

I zhdukur prej 5 muajsh nga Rinasi, gjendet i riu | VIDEO

by IMA Redaksia
2021/11/16
in Uncategorized
Reading Time: 2 mins read
A A
I zhdukur prej 5 muajsh nga Rinasi, gjendet i riu | VIDEO

Udhëtoi nga Amerika dhe u zhduk sapo mbërriti në Rinas gjendet pas 5 muajve Jetmir Shehu. Falë publikimit të rastit në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV ku mbërritën live me dhjetra telefonata, njëra prej tyre lokalizoi ekzaktësisht vendndodhjen e të riut.

ADVERTISEMENT

Babai i 32-vjeçarit foli live nga studio me dëshmitarin në telefon, ndërsa stafi i programit u nis menjëherë në terren bashkë me familjarët në vendqëndrimin e autobusëve dhe furgonave në Terminalin e Kamzës, aty ku i riu u gjet.

 

Në mes të errësirës, në një zonë gjysëm të ndriçuar, ndërsa ora shënonte 17:43, pak sekonda ndanin përballjen e prindërve me shfaqjen e portretit të djalit për të cilin kishte folur dëshmitari. Kur nëna e njohu menjëherë të birin, emocione të forta përjetuan të gjithë, kur me lot gëzimi ajo i dha një përqafim plot mall.

Jetmiri shtangu, sapo pa familjarët dhe reagimi ndaj tyre ishte i akullt. Nga një djalë i rritur në Amerikë prej 20 vitesh dhe i arsimuar në fushën e mjekësisë, për 5 muaj me radhë Jetmiri ishte strehuar në zonën e Kamzës në kryeqytet, në një godinë të braktisur. Me një pamje të ndryshuar dhe me mjekër gjendja e tij emocionale dukej e rënduar, ndërsa mbante veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një jelek.

ADVERTISEMENT

Fjalëpak dhe i habitur, në intervistën që dha për gazetaren e ’Pa gjurmë’ Xhilda Durishti, 32-vjeçari dukej thuajse i përhumbur.

Gazetarja: Jetmir quhesh
Jetmir Shehu: Po Jetmiri jam
Gazetarja: Po kërkoheshit në studion e emisionit Pa Gjurmë
Jetmir Shehu: Po
Gazetarja: Nuk keni pasur kontakt me familjarët ?
Jetmir Shehu: Po, korrekt
Gazetarja: Të kishte marë malli për familjarët t’i takoje ?
Jetmir Shehu: Jo. M’ka marr malli për gruan time të vërtetë

Babai i një vajze 3 vjeçe Jetmir Shehu jetonte prej vitit 2000 në Chicago të Amerikës, bashkë me familjen e tij fitues të llotarisë Amerikane. Prej një viti ai ishte në prag divorci me bashkëshorten e tij Besianën.

Për shkak të pandemisë çështja mbeti pezull, ndërsa kjo ndarje edhe pse jo ende ligjërisht, u përjetua keq nga Jetmiri. Ai u kthye në shtëpinë e prindërve nga ku kaloi një situatë të vështirë depresioni. Ky ishte momenti, kur ai vendos të kthehet në Shqipëri dhe kur sistemi TIMS zbuloi se ai kishte hyrë më datë 19 qershor 2021, nga aeroporti i Rinasit.

Familjarët kishin bërë denoncimin në policinë, madje i kishin dërguar edhe një kërkesë Ambasadës Amerikane në Tiranë por nuk kishin marrë asnjë informacion zyrtar. 24 orë pas gjetjes së të birit, babai i tij Gëzim Shehu u shpreh i lumtur, ndërsa tregoi për hezitimin që pati në fillim për t’ju drejtuar emisionit ‘Pa Gjurmë‘, i cili me gjetjen e të birit e bëri të ndryshonte mendim.

Tags: pa gjurme
Previous Post

Sherr i madh mes dy moderatorëve të Top Channel, zbardhet e vërteta

Next Post

“Nuk kam interes për asnjërën nga vajzat”, ky është djali që u largua nga “Për’puthen”

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
“Nuk kam interes për asnjërën nga vajzat”, ky është djali që u largua nga “Për’puthen”

“Nuk kam interes për asnjërën nga vajzat”, ky është djali që u largua nga “Për’puthen”

Shpërthen Arjani: Nuk jam Gestapo,më vini para një përgjegjësie publike me idjotizmat tuaja

Shpërthen Arjani: Nuk jam Gestapo,më vini para një përgjegjësie publike me idjotizmat tuaja

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA