Ndërkohë që procesi zgjedhor ka filluar dhe ndërsa janë duke u hasur problematika të nivelit teknik, Ilirjan Celibashi, kreu i KQZ ka rikujtuar dhe ka bërë një ftesë për politikanët që të ruajnë formën e komunikimit publik përmes një statusi në rrjetet sociale:
POSTIMI I CELIBASHIT
Situata e votimit është e qetë & me shumë pak problematikë teknike.
Ftoj kandidatët për deputet, e në veçanti udhëheqësve politik & drejtuesve të institucioneve kryesore të shtetit të demostrojnë qetësi, durim & maturi në komunikimet publike & kështu ti adresohen mbështetësve.







