Gazetarja Ilva Tare tashmë prej muajsh që nga hapja e televizionit më të ri informativ në Shqipëri, Euronews Albania është përditë para ekranit një edicion të përshtatur për aktualitetin, lajme të thelluara, debate dhe intervista.
Pas shkëputjes së pushimit veror, Ilva ka njoftuar fillimin e sezonit të dytë të “Ilva Now”.
Përmes një statusi në rrjetet e saj sociale, Ilva ka zbuluar dhe datën e fillimit të programit, i cili do të jetë 7 shtatori në orën 19.00.
“Perendimet e stines se veres po mbarojne 🙂 Nga 7 shtatori, syte kthehen tek Ilva Now ne Euronews Albania per 2 ore televizion te mire, me ambicie per te bere me mire dhe deshire per te qene me te miret. Te henen ne oren 19:00 deri ne oren 21:00, Hape te Ilva Now.”, shkruan gazetarja Ilva Tare./IMA/








