Ashtu si çdo fundvit Top Channel rezervon një programacion të pasur festiv për të gjithë shikuesit e ekranit. Këtë vit data 31 Dhjetor edhe pse do të jetë të Shtunën do të sjelli në transmetim edicionet speciale të Vitit të Ri të formateve të përditshmërisë. Mëngjesi i së hënës në Top Channel vjen me “Viti i Ri në Shtëpinë Tonë” nën drejtimin e Alban Musës dhe Anjeza Majës në orën 09:15. Më pas në orën 15:30 do të vijoj formati i showbizz për të rinj Select, dhe në orën 16:15 Jonida Shehu ju mirëpret nga ekrani me “Pasdite në Top Channel Viti i Ri”. Tashmë është bërë traditë që mbrëmja e ditës së fundvitit në Top Channel t’i rezervohet argëtimit dhe humorit. Ashtu si ju informuam ekskluzivisht më parë Portokalli vjen me puntatën speciale të sajën “Trafik 2017”, e cila do të zgjasi deri në orët e para të 1 Janarit.
E ndërsa dita e parë e 2017 zbardh, Top Channel do të na argëtoj me filmat me tematik festat e fundvitit. Në orën 02:00 do të shfaqet filmi “Good Luck Chuck” e më pas orën 07:00 “Jeta dhe Aventura e Santa Klaus”. Top Awards vjen me puntatën speciale po ashtu për vitin e ri, në orën 10:00 për t’ju treguar klasifikimet më të mira të javës. Në orën 11:00 do të transmetohet filmi i animuar “Ekspresi Polar” e më pas duke filluar nga ora 13:00 do të ritransmetohet “Trafik 2017”.
Mbrëmja e së dielës si rrallëherë do i përkasë Arbana Osmanit me “Dua të të bëj të lumtur” e cila do të sjelli emocione sërish në ekranin e Top Channel që ditën e parë të vitit. Më pas dita 1 Janar do të mbyllet me filmin “New Year’s Eve/Nata e Vitit te ri” 113’.
Po ju ku do të përqëndroheni? Ka kaq shumë alternativa saqë vështirë të zgjidhet!
/www.imalbania.com/








