Ingridi dhe Herioni u shpallën fituesit e natës së dytë të spektaklit të kërcimit “Dance With Me”. Ata fituan betejën ndaj DJ Sardit dhe Irena Kitës duke fituar kështu kupëm për këtë javë në këtë format kërcimi, i cili ka arritur një audiencë rekord për vetë faktin se edhe koha kur ky program transmëtohet nuk ka konkurencë me programe të tjera.
“Dance With Me” është një format kërcimi, patentë ndërkombëtare e blerë nga Televizioni Klan. Ky emision është nën moderimin e Alketa Vejsiut dhe nën produksionin e Vera Grabockës. ‘Dance With Me’ vjen përpara publikut çdo të Hënë ora 20:05