IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Intervistë Ekskluzive me Genc Salihun, trajnerin e ri të The Voice Of Albania 4

by Niko Lako
2014/09/01
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 3 mins read
A A
Intervistë Ekskluzive me Genc Salihun, trajnerin e ri të The Voice Of Albania 4

Tashmë është zyrtare, Genc Salihu do të jetë trajneri më i ri i The Voice of Albania 4. Info Media Albania ju sjellë ekskluzivisht intervistën e parë me Genc Salihun për të mësuar më shume rreth tij dhe aventurës së re në The Voice.

ADVERTISEMENT

Ju do të jeni njëri prej trajnerëve që do t’i bashkohet rishtas ekipit të The Voice of Albania. Si e pritët këtë ftesë?

Përzgjedhja ime si trajner në The Voice of Albania është nder, dhe e konsideroj të jetë një vlerësim që i bëhet punës sime ndër vite. Një nder i tillë nuk refuzohet. Pastaj – e kam thënë edhe më herët – The Voice of Albania është platforma kryesore, për të mos thënë e vetme, mbarëshqiptare që ua mundëson këngëtareve dhe këngëtarëve të rinj të sprovohen dhe afirmohen para një publiku të gjërë, dhe kjo gjë është shumë me vlerë, sidomos në mungesë të një industrie të mirëfillët muzikore. E pranova, pra, edhe për shkakun se ishte shans për të qenë në mes të zhvillimeve, dhe në një menyrë shumë dinjitoze.

Në çfarë aktiviteti muzikor jeni në këto kohë, edhe me grupin Cute Babulja që po e pushton çdo ditë e më shumë tregun muzikor? A do jeni i detyruar të lini disi mënjanë ndonjë angazhim apo punë krijuese për shkak të angazhimit në The Voice of Albania?
Me grupin Cute Babulja jemi në mes të kompozimit dhe realizimit të albumit të ri, dhe projekti i fundit ishte kënga dhe videoklipi me titull ‘’Lule” që do të jetë pjesë e albumit. Me siguri se angazhimi im në The Voice do t’ia hajë pak kohën projektit tonë, por jo aq sa ta mbysë. Krijimi dhe publikimi i muzikës së re për mua dhe kolegët e grupit është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe koha për të gjindet çdo herë. Për fat, si po duken gjërat, nuk do të kemi konflikt kohor.

A ja vlen që të lihen ca projekte muzikore mënjanë për The Voice of Albania, e nëse po pse?
E them prapë se The Voice ka luajtur një rol tepër konstruktiv në skenën mbarëshqiptare, ndoshta më shumë se kudo tjetër, pasi që tek ne industria muzikore është e mangët dhe e egër, dhe artistët nuk kanë shumë kanale depërtimi. Gjithësesi që mundësia të kontribohet drejtpërsëdrejti në avancimin e skenës muzikore ia vlen një sakrificë. Pastaj, të jesh para aq shumë njerëzve është ndienjë e jashtëzakonshme.

Çfarë mendoni se do të sillni ju si artist e si trajner në edicionin e këtij viti?
Mendoj se do të jem aty për ata vokalistë të rinj që janë të etur për aventurë, udhëtim nëpër zhanre e kohëra, zgjerim të kufijve. Më intereson kur profesionalizmi dhe qasja alternative dhe e guximshme ndaj sfidave artistike ecin bashkë, dhe këtë do të mundohem ta facilitoj. Të them të drejtën, jam i bindur se edhe vetë do të mësoj shumë nga kjo përvojë, dhe kjo më entuziazmon tej mase.

ADVERTISEMENT

A keni një mesazh për konkurentët që kanë aplikuar apo dhe për ata që ende s’kanë marrë guximin për të ardhur e për ta provuar këtë sfidë?
Mesazhi im për konkurrentët: Mos hezitoni ta merrni fatin tuaj në dorë dhe ta sfidoni vetveten. Lufta për të arritur dhe për të mësuar është, para së gjithash, një lojë fantastike që sjell adrenalinë si asgjë tjetër.

Ekskluzive Info Media Albania

Tags: Genc SalihuInterviste EkskluziveThe Voice of Albania 4
Previous Post

Programi i mbrëmjes 31/08/2014

Next Post

“The voice of Albania 4”: Audicioni i Prishtinës, javën tjetër në Strugë, Tetovë dhe Tiranë

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
“The voice of Albania 4”: Audicioni i Prishtinës, javën tjetër në Strugë, Tetovë dhe Tiranë

“The voice of Albania 4”: Audicioni i Prishtinës, javën tjetër në Strugë, Tetovë dhe Tiranë

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja, Liza Laska

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja, Liza Laska

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA