IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ekskluzive|Omar Arnaout: Jam i lumtur që do të këndoj në vendin e të parëve të mi! + Video përshëndetja në gjuhën shqipe

by Rezalt Justin Kasaj
2015/12/05
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 4 mins read
A A
Ekskluzive|Omar Arnaout: Jam i lumtur që do të këndoj në vendin e të parëve të mi! + Video përshëndetja në gjuhën shqipe

Ai është një nga personazhet më të dëgjuar të momentit në Shqipëri por edhe më gjerë. Një adoleshent, i cili i bëri për vete shqiptarët me këngën e tij “My Beautiful Life”, një ndër më të dëgjuarat kudo duke u futur në “Billboard-in” Shqiptar. Quhet OMAR Arnaout dhe është personazhi ndërkombëtar i rradhës pas Angad Hasija (Aleku në serialin Biddai) me të cilin InfoMedia Albania ka zhvilluar një intervistë ekskluzive, vetëm disa ditë para mbërritjes së tij në Tiranë, si i ftuar special në festivalin e Kënga Magjike 2015. Ndiqni në fillim përshëndetjen që OMAR ka bërë për ju dhe më pas intervistën e zhvilluar nga bloggeri ynë Justin Kasaj.

ADVERTISEMENT

https://www.youtube.com/watch?v=oMhEOdhwp8U

OMAR fillimisht ju falenderojmë që pranuat ftesën e Info Media Albania për të zhvilluar një intervistë së bashku. Në fakt në Shqipëri dimë shumë pak për ju, shpesh gabojmë duke thënë që ju jeni arab, a mund të na tregoni më tepër për origjinën tuaj?

Përshëndetje! Unë jam Omar Arnaout, jam nga Rumania, në fakt prindërit e mi vijnë nga dy vende të ndryshme, Babai im vjen nga Lebanoni që gjendet në Lindjen e Mesmenësa nëna ima është Rumune, por unë kam edhe një origjinë të largët, atë të Shqiptarit.

Eshtë një kënaqësi që talente ndërkombëtare kanë origjinën e tyre nga Shqipëria edhe pse shekujt kanë kaluar dhe pse shumë kujtojnë se vitet asimilojnë popujt e larguar, a keni pasur mundësi ta vizitoni më parë Shqipërinë?

Më vjen mirë dhe besoj se nuk jam i vetmi. Kjo është hera e parë që unë vizitoj Shqipërinë, dhe besoj se nuk do të jetë e fundit, “është vetëm maja e ajsbergut”, jam vërtet shumë kurioz që ta shoh atë. Sidomos duke ditur që ka qënë një vend ku stërgjyshërit e mi kanë jetuar vite më parë.

Kënga Magjike 2015 do t’ju sjellë në vendin e të parëve të tu, si e imagjinoni Shqipërinë, më saktë Tiranën?

Ashtu siç e thashë, origjina ime e familjes është nga Shqipëria, dhe mendoj se është shumë e bukur dhe mezi pres të njihem më mirë me vendin tuaj. Pas orëve të mia të para të qëndrimit, ndoshta që me daljen e parë në Tiranë atëhere mund të them një opinion real dhe të vërtetë.

Po për shqiptarët?

E njëjta gjë, mendoj se është një popull fantastik me plot vlera e virtyte me anën e të cilave, ia shtojnë bukurinë vëndit të tyre. Jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo ku ata jetojnë, madje edhe në mbarë botën.

12243481_1082200511791138_8673924144448156848_n

Përveç se do të jeni pjesë si i ftuar special në këtë festival, cfarë keni parashikuar në axhendën tuaj?

Hmmm…Sigurisht dua që të vizitoj edhe disa vënde kryesore në Kryeqytet, nuk do të qëndroj shumë gjatë në Tiranë. Përveç angazhimeve të mia në Kënga Magjike ku do të bëj edhe disa prova para spektaklit, mund t’ju them vetëm që së shpejti do të publikohet një bashkëpunim me një artist shqiptar, i cili do të xhirohet në Tiranë, gjatë qëndrimit tim atje. Por nga kjo anë preferoj të mbetem shumë sekret dhe s’dua të tregoj më tepër, pasi është dhurata ime për vendin tuaj dhe kam dëshirë që të dali në kohën dhe momentin e duhur. Ndoshta të gjithë mund ti lëri pa fjalë, por presim…

A mund të na tregoni më tepër rreth bashkëpunimeve tuaja në muzikë? Po ky që po flisni?

Bashkëpunimet e mia janë shumë, për këtë mund të shikoni edhe kanalin tim zyrtar në Youtube, por që nuk do të mjaftohem me kaq, jam i ri dhe shpresoj që karriera ime nuk do ndalet, jam vetëm në hapat e para. Nuk dua të tregoj shumë detaje, pasi këtë do t’ia lë dhuratë të gjithë fansave të mi shqiptarë por jo vetëm. Për këtë suprizë do të informohen të gjithë posa ta “kopsisë”, dhe do t’ua servir, është vetëm punë ditësh. Nuk gënjej! (qesh)

Qarkullojnë thashetheme se ju do të performoni “My Beautiful Life” në kënga Magjike, vetëm këtë apo edhe ndonjë tjetër?

“My Beautiful Life” është kënga kryesore që unë do të këndoj. E di që të gjithëve i’u pëlqen jashtëzakonisht shumë këtë e kam vërejtur nga mijra komentues dhe klikime në Youtube që vijnë nga shqiptarët. Por edhe në emisionin e Ardit Gjebreas “E Diela Shqiptare”. Për këtë kam bërë edhe një falenderim në profilin tim në Facebook ku ruaj kontaktet dhe i azhornoj të gjithë ndjekësit e mi me bashkëpunimet e mia më të reja, si edhe këngët e mia në spektakle, por edhe emisionet që unë drejtoj në Rumani. Dua të bëj një premtim, nëqoftëse publiku pëlqen performancën time në skenën e Kënga Magjike, mund të këndojë pa pushim, sidomos për Shqipërinë edhe Shqiptarët!

Ju falenderojmë për intervistën tuaj, një përshëndetje e fundit për Shqipërine dhe shqiptarët shumë pak ditë para ardhjes tuaj?

ADVERTISEMENT

I dua miqtë e mi nga Shqipëria, e dua Shqipërinë! Mezi pres që t’ju shoh dhe t’ju kem pranë në Kënga Magjike. Falenderime të përzemërta edhe ju, Shihemi së shpejti!

EKSLUZIVE e Info Media Albania // Justin Kasaj | Ndalohet kopjimi i kësaj interviste dhe materiali i poseduar në të pa u marrë miratimi i redaksisë (info@imalbania.com)

Tags: Ardit GjebreaI ftuar SpecialimaInfo Media AlbaniaIntervistë EksluziveKenga MagjikeKengeKMLibiLindje MesmeMuzikeMy beautiful LifeOmar ArnautPersonazhPlanProjektRumaniShqiperiXhirime
Previous Post

Këngës Magjike 2015, zbulohen emrat e këngëtarëve të dy netëve gjysemfinale!

Next Post

Fest 54 | Fillon transmetimi i këngëve në Radio Tirana

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
Fest 54 | Fillon transmetimi i këngëve në Radio Tirana

Fest 54 | Fillon transmetimi i këngëve në Radio Tirana

Arian Çani me videoselfie: Jeta ime në Tiranë është një tmerr i paparë | VIDEO

Arian Çani me videoselfie: Jeta ime në Tiranë është një tmerr i paparë | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA