IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Intervistë me Kryetarin e AMA Gentian Sala. Pyetje dhe përgjigje për procesin e Digjitalizimit

by IMA Redaksia
2016/08/20
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Intervistë me Kryetarin e AMA Gentian Sala. Pyetje dhe përgjigje për procesin e Digjitalizimit

Procesi i kalimit të transmetimeve televizive nga analoge në digjitale kërkon një ndërgjegjësim dhe informim të publikut për atë që do të sjellë ky ndryshim tek përdoruesit e televizionit të gjeneratës së re, se si ata të jenë të përgatitur për këtë risi dhe fazat që duhen ndjekur, pa anashkaluar mjetet dhe subvencionet që shteti do të ofrojë për ta në kuadër të një ndryshimi që do të përfshijë vendin tonë. Ky proces i cili do të kalojë në disa faza pritet të nisë gjatë muajve shtator-tetor. Por sa të informuar jemi ne konsumatorët për këtë ndryshim. InfoMedia Albania ka zhvilluar një intervistë me kryetarin e AMA, Z. Gentian Sala për të marrë përgjigjen e disa pyetjeve që janë me mjaft interes për të gjithë konsumatorin televiziv.

ADVERTISEMENT

1. Z. Sala, dixhitalizimi është një proces që kërkon kohë, ku nuk është vetëm vendi ynë ai i cili është në punë e sipër por edhe shumë shtete të tjera. Si po ecën dixhitalizimi në vendin tonë?

Digitalizimi i transmetimeve audiovizive është një proces global i cili ka lindur si rrjedhojë e zhvillimeve teknologjike dhe nevojës per optimizimin e shfrytëzimit të brezit frekuencor. Ky proces administrohet nëpermjet Unionit Ndërkombetar të Telekomunikimit, organizëm i Kombeve të Bashkuara, përgjegjës për çështjet qe lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit. Procesi i digjitalizimit u iniciua nga ky organ në Gjenevë në vitin 2006 me marrëveshjen GE06 midis shteteve anëtare për përdorimin e spektrit frekuencor për transmetimet audiovizive digjitale, e cila u ratifikua nga Parlamenti Shqiptar në vitin 2007. Gjatë viteve në vijim nuk pati zhvillime të rëndësishme për sa i përket përmbushjes së procesit të digjitalizimit në vendin tonë dhe vetëm në vitin 2012 u arrit hartimi i Strategjisë së kalimit në transmetimet digjitale, miratuar me VKM. 292, datë 2.5.2102, që do të përcaktonte hapat për administrimin e procesit, çfarë pasoi dhe me miratimin e ligjit 97/2013 “Për mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i cili rregullon dhe procesin e digjitalizimit. Procesi i ndërtimit të rrjeteve digjitale të RTSH, që do të administrohej nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me transmetuesin publik, pësoi vonesa të konsiderueshme gjatë procesit të prokurimit të kompanisë që do të implementonte infrastrukturën transmetuese digjitale. Nga ana tjetër, vonesa u hasën dhe në procesin e licencimit të operaterëve privat dhe atyre me eksperiencë në transmetimet numerike, proces ky që administrohej nga AMA. Këto vonesa erdhën si rrjedhojë e kontestimit të kuadrit nënligjor të licencimit, nga ana e operatorëve.
Këto vonesa e benë të pamundur përmbushjen e procesit të digjitalizimit brenda datës 17 Qershor 2015, i cili ishte obligim ndërkombetar i përcaktuar në marrëveshjen e GE06-es, ndërkohë që shtetet e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, e kishin respektuar këtë afat.
Gjatë vitit aktual u kryen zhvillime të rëndësishme lidhur me mbarëvajtjen e procesit, me licencimin e operatorëve privat kombëtar dhe atyre me eksperiencë në transmetimet numerike si dhe me fillimin e punimeve për implementimin e rrjeteve digjitale të RTSH-së. Gjatë periudhës Shtator-Tetor 2016 pritet fillimi i transmetimeve digjitale në qarqet Tiranë e Durrës.
2. Mendoni se do të arrihet të mbarohet në afatet kohore të duhura pra brenda 2017 ky proces?

Lidhur nga sa thashë me lart, duke konsideruar statusin aktual të procesit, janë të gjitha mundësitë që brenda vitit 2017 të kryhet mbyllja e transmetimeve analoge dhe fillimi i transmetimeve digjitale në të gjithë vendin.

3. AMA para pak muajsh nisi fushatën informuese rreth digjitalizimit, e cila tashmë është zbehur paksa, jo vetëm në media por edhe në fletë palosjet e shpërndara, a do të zgjerohet kjo fushatë në komunitetet jo vetëm në kryeqytet por edhe në rrethinat e tjera?

Për zhvillimin e fushatës së informimit të publikut AMA është mbështetur në përcaktimet e Strategjisë së kalimit në transmetimet numerike. Sipas kësaj strategjie, fushata duhet të jetë në sinkron me fillimin e transmetimeve digjitale në çdo qark. Në muajin Prill, AMA filloi fushatën e informimit të publikut duke kryer shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese, transmetimin e spoteve televizive në të gjithë operatorët audiovizive, si dhe ngritjen e një strukture call-center për pyetjet që kanë qytetarët mbi çdo aspekt të procesit.
Duhet theksuar se transmetimet numerike në qarqet Tiranë – Durrës, mbështetur në parashikimet e RTSH, duhet të kishin filluar që në muajin Maj të këtij viti, çfarë diktoi dhe fillimin e fushatës së informimit në muajin Prill. Aktualisht, fillimi i transmetimeve numerike në këto dy qarqe pritet të fillojë në periudhën Shtator – Tetor 2016.
Informimi i popullatës u fokusua në impaktin që ka procesi në realitetin audioviziv si dhe në aspektet teknike që lidhen me pajisjet që duhen përdorur për marrjen e transmetimeve digjitale.
Aktualisht, AMA ka organizuar dhe emisione speciale televizive që kanë për qëllim informimin e publikut dhe të gjitha palëve të përfshira në proces, nëpërmjet trajtimit dhe analizimit të çështjeve të rëndësishme të procesit të digjitalizimit.
Fushata e informimit të publikut do të intensifikohet gjatë vjeshtës, periudhë e cila përkon me fillimin e transmetimeve digjitale në qarqet Tiranë – Durrës.

4. A është në planin e AMA konsultimi me bizneset e elektroshtepiakave për tipologjinë televizorëve në shitje, për të parandaluar një formë abuzimi për shqiptarët të cilëve do i duhet të paguajnë më tepër më pas për marrësin DVB-T2?

Futja në tregun shqiptar e marrësve digjital ose e televizorëve të pajisur me marrës digjital të cilët nuk përmbushin kriteret e specifikuara nga AMA, përfshirë dhe marrjen e sinjalit në DVB-T2, është e ndaluar me VKM nr. 480, datë 3.6.2015, “Për miratimin e rregullave teknike për aparatet marrëse televizive që do të vendosen në treg”. Këto kritere janë vendosur për mbrojtjen e konsumatorit në mënyre qe marresat televizive që do të vendosen në treg të jenë në përputhje me standardet e transmetimeve digjitale në Shqipëri.
Gjithashtu, AMA ka përfshirë në mënyrë të theksuar në fushatën e informimit llojin e marrësave digjital me të cilin duhet të pajiset konsumatori.

5. Si do të funksionojë shpërndarja e dekoderave për marrjen e sinjalit dixhital për paisjet TV që nuk përmbajnë DVB-T2?

Marrësat digjitale do të gjenden në treg. Bazuar në Strategjinë e kalimit në transmetimet numerike, qeveria ka subvencionuar marrësat digjital për të gjitha familjet në nevojë të cilat përfitojnë nga ndihma ekonomike.

6. A do të jetë çmimi i dekoderit i përballueshëm familjet e qytetarëve shqiptar?

Është pothuajse e pamundur që institucionet shtetërore të përcaktojnë çmimet e aparateve digjitale. Në Shqipëri për fat të mirë tregu ka njohuri të mjaftueshme për këto pajisje dhe jemi të sigurtë që do ketë të tilla pajisje, por mbi të gjitha do ketë interes dhe konkurencë në çmimin e tyre. Sikurse e theksova më lart familjet në nevojë do e marrin falas këtë pajisje.

7. Kur do të nis shpërndarja e dekoderit për familjet në nevojë?

Shpërndarja e marrësave për familjet në nevojë, proces që administrohet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, tashmë ka filluar. Shpërndarja e këtyre dekoderave kryhet pranë qendrave administrative ku merret dhe ndihma ekonomike.

ADVERTISEMENT

8. Platforma Digitalb, aktualisht ka zënë 4 frekuenca dixhitale prej vitesh, a do të ketë një lirim të tyre dhe a po veprohet për këtë gjë nga ana e AMA?

Saktësisht, frekuencat me të cilat ka operuar kompania Digitalb nuk janë të transmetuesit publik por të dividendit Digjital i cili duhet të lirohet me përfundimin e procesit të digjitalizimit. Me licencimin e operatorëve privat kombëtar dhe me eksperiencë në transmetimet numerike, ku bën pjesë edhe Digitalb, operatorët që kanë operuar me këto frekuenca do të duhet t’i lirojnë ato brenda afateve të përcaktuara në aktet nënligjore të licencimit.

Via: Justin Kasaj & Niko Lako
Tags: dixhitalizimiuGentian Salama
Previous Post

Orinda Huta vjen me një emision të ri

Next Post

Black Box | Mendimet e një studenti

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Black Box | Mendimet e një studenti

Black Box | Mendimet e një studenti

Skandali / Erion Veliaj shkarkon Drejtoreshën e A1 News

Skandali / Erion Veliaj shkarkon Drejtoreshën e A1 News

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA