“Tani më duket e qartë se do të vijmë në një mbyllje të re”.
Walter Ricciardi, këshilltari i Ministrit të Shëndetësisë së Italisë po bën presion të fortë për bllokim. “Në Milano dhe Napoli, është e thjesht të marësh COVID 19, duke hyrë në lokal, restorant apo dhe duke marrë autobusin. Të qenit në kontakt të ngushtë me një pozitiv është shumë e lehtë sepse virusi qarkullon shumë. Në këto zona bllokimi është i domosdoshëm, në të tjerët nuk është”.
Sipas tij do ishte me mirë një lockdown i kontrrolluar sidomos në vëndet si Bazilikata ku kurba epidemiologjike është shumë e ulët dhe mbyllja e aktiviteteve si bare apo restorante do sillte një ndërhyrje nga shteti me një financim nga 2 – 5 miliard euro.