Ashtu si ju kemi informuar dhe më parë, moderatoja Arjola Shehu ishte një ndër lëvizjet më të përfolura nga INTV në TV Klan për këtë sezon.
E ndërsa ishte në dyshim se cili ishte formati që ajo do të drejtojë në televizionin kombëtar, tashmë janë zbuluar detaje të plota se si do të vij ajo këtë herë.
Do të jetë pikërisht formati i drekës ai i cili do të jetë nën drejtimin e Arjola Shehut i titulluar “Kush Vjen për Drekë?”. Ai do të ketë karakteristika të njëjta si emisioni i saj i mëparshëm në IN, “Tek Unë”, ku në çdo puntatë përveç informacioneve të ndryshme i ftuar do të jetë edhe një personazh.
Ky është një ndër ndryshimet e mëdha që TV Klan sjellë për këtë sezon, ku pas shumë vitesh i dedikon me një format special hapsirës së drekës.
Ora dhe data e startit? Shumë shpejt do ta mësoni! /IMALBANIA.COM/