IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ja kush është Televizioni me më shumë fitime në Shqipëri për 2019-ën

by IMA Redaksia
2020/08/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Ja kush është Televizioni me më shumë fitime në Shqipëri për 2019-ën

Gara mes televizioneve në vend sa vjen e bëhet më e ashpër, ku lufta për audiencë përkthehet në më shumë të ardhura nga reklamat, në një mjedis ku bizneset po tentojnë të kursejnë në shpenzimet e tyre për marketing.

ADVERTISEMENT

Në vitin 2019, TV Klan dhe Top Channel vijuan të ishin televizionet më të mëdhenj në vend, sa u përket të ardhurave, raporton Monitor.

Tv Klan, i cili arriti që vitin e kaluar që të arrinte Top Channel, -që për shumë vjet kishte qenë më i madhi në vend sa i përket të ardhurave-, ka arritur të ruajë kryesimin edhe këtë vit. Sipas bilancit vjetor, të publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, të ardhurat totale të TV Klan arritën në rreth 1.7 miliardë lekë, ose 13.6 milionë euro. Në raport me vitin e mëparshëm, të ardhurat u rritën me 16%. Por, nga aktiviteti kryesor, Klan ka rezultuar me një rënie të ardhurash me 14% (nga 1.37 në 1.2 miliardë lekë), që është kompensuar nga rritja e ndjeshme e të hyrave nga aktivitetet dytërore (nga 92 mln lekë në 518 milionë lekë), që sipas burimeve nga kompania erdhën nga ritransmetimet, dëmshpërblimet dhe grantet.

Fitimet para taksave të Klan arritën në 200 milionë lekë, me një rritje prej 5% në raport me 2018-n.

Top Channel raportoi të ardhura prej 1.44 miliardë lekësh (11.6 milionë euro), me një rritje prej rreth 5% në krahasim me vitin e mëparshëm. Për herë të parë, televizioni ka rezultuar me një fitim të lartë prej 223 milionë lekësh, 10-fishim në raport me vitin e kaluar, duke ia kaluar dhe Klan, që ka qenë historikisht televizioni me fitimet më të larta në vend. Rritja e fitimeve ka ardhur si rrjedhojë e uljes së shpenzimeve në të gjitha zërat, kryesisht ato të materialeve të para dhe personelit.

Vizion Plus (Media Vizion) është i treti më i madh në vend, me një nivel të ardhurash prej 424 milionë lekësh (3.4 milionë euro), me një tkurrje prej 2% me bazë vjetore. Fitimi para tatimit ishte 2.2 milionë lekë.

Covid-19 godet dhe televizionet

Aktiviteti i televizioneve është ndikuar negativisht në pjesën e parë të vitit 2020 si rrjedhojë e pandemisë së Covid-19. Mbyllja e ekonomisë në gjysmën e marsit deri në maj bëri që shumë kompani të pezullonin fushatat e tyre publicitare, duke ndikuar në të ardhurat e televizoneve.

TV Klan në raportin e aktivitetit 2019 thekson “se për shkak të pandemisë botërore të Covid 19, dhe të masave të marra nga qeveria Shqiptare por edhe të atyre të vendeve Europiane dhe botërore, aktiviteti i shoqërisë u pësoi një rënie për një periudhë disa mujore. Kjo pritet që të sjellë në periudhën pasardhëse edhe një rënie të shitjeve dhe si pasojë edhe ulje të rezultatit të shoqërisë por nuk rrezikon aspak vijimësinë e biznesit”.

Top Channel thotë në raportin vjetor se pandemia e Covid-19 ka patur një efekt të menjëhershëm në zinxhirin ekonomik të vendit dhe përtej, si edhe në aktivitetin e Shoqërisë Top Channel sh.a.

Në përgjigje të situatës së krijuar si edhe në kushtet e pasigurisë, Top Channel raporton se mori një sërë masash të menjëhershme me synim përballimin e situatës si edhe vazhdimësinë e biznesit si më poshtë vijon:

-Vazhdoi aktivitetin e saj ekonomik, duke reduktuar në një masë të pranueshme kostot e saj në mase të përafërt me reduktimin e të ardhurave, duke vazhduar në mënyrë të pandërprerë transmetimet televizve dhe informative;

– Transmetimet televizive sipas programacionit jane kryer duke zbatuar kufizimet e publikuara nga MSH dhe ISHP, dhe në përputhje me masat per minimizimin e përhapjes së Covid;

Top Channel raporton se ka marrë të gjitha masat në mënyrë që të vazhdoje biznesin në kushtet e tregut dhe impakti nga Covid të jetë minimal.

Tregu i reklamave më i ulëti në rajon

Sipas publikimeve të mëparshme të Monitor, në total, tregu i reklamave vlerësohet në 38-40 milioë euro në vit, deri në 2019-s, ndërsa pritet të pësojë rënie të ndjeshme në 2020-n për shkak të situatës së Covid-19. Tre televizionet më të mëdha marrin më shumë se 60% të shpenzimeve totale që bëhen nga kompanitë për të reklamuar produktet e tyre.

ADVERTISEMENT

Tregu i reklamave mbetet i nënzhvilluar në vendet e rajonit, për shkak të vetë nivelit të ekonomisë dhe sofistikimit të bizneseve.

I matur për frymë, sipas vlerësimeve të Institutit të Mediave dhe IREX (organizatë globale zhvillimi dhe edukimi që bën vlerësimin rajonal të të ardhurave vjetore nga publiciteti), tregu i reklamave në Shqipëri gjeneron 13 euro në vit për person, duke u renditur ndër nivelet më të ulëta në rajon, së bashku me Bosnjën. Kryesimin e mban Serbia, me rreth 20 euro/person, e ndjekur nga Maqedonia dhe Mali i Zi, me rreth 17 euro.

Në krahasim me vendet e zhvilluara, rajoni ka të ardhura tepër modeste. Sipas Statista, portalit global të statistikave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tregu më i madh në botë, renditen të parat në botë me të ardhura prej 191 miliardë dollarësh, ose 602 dollarë për person, të ndjekura nga Australia (565 USD/frymë), Mbretëria e Bashkuar (407 USD), Norvegjia, (368) etj. Tregu global në 2016-n u vlerësua në 493 miliardë dollarë.

Source: medialook.al
Tags: News 24Top ChannelTv KlanVizion Plus
Previous Post

Kamëz | Plagosi me thikë gruan, pranga 73-vjeçarit. Si tentoi i moshuari t’i shpëtonte policisë

Next Post

Besa Shahini jep lajmin e mirë: Libra falas për nxënësit…

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Besa Shahini jep lajmin e mirë: Libra falas për nxënësit…

Besa Shahini jep lajmin e mirë: Libra falas për nxënësit...

Microsoft i jep lamtumirën shfletuesit Internet Explorer

Microsoft i jep lamtumirën shfletuesit Internet Explorer

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA