Ja kush është vajza që do të zëvendësojë Marinën në Top Channel

Fjoralba Ponari do të moderojë emisionin "Proçesi sportiv " krah Edi Manushit

Ndërsa kishte drejtuar emisionin e sportit në Top Channel që prej largimit të Marina Vjollcës, “Procesi Sportiv”, Edi Manushi tashmë do të ketë një partnere të re.

Mësohet se televizioni do të vendosë krahë tij Fjoralba Ponari, një konkurente edicioni të pestë të The Voice of Albania por gjithashtu edhe si një  “v-room reporter” ose ndryshe gazetarja online e spektaklit për edicionin e gjashtë.

Ajo ka përfunduar studimet për stomatologji dhe ka angazhimin e saj në një biznes familjar.

Lëvizja vjen disa ditë para fillimit të Kampionatit Botëror, diskutimet e të cilit do të vijnë edhe në ekranin e Top Channel.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.