Ilir Avdyli, balerini i talentuar shqiptar, mungesa e të cilit ndjehet shumë në spektaklin “Dance with me”, këtë vit e ka pasur të pamundur t’i thotë “Po’’ regjisores Vera Grabocka për t’iu bashkuar jurisë që gjykon VIP-at shqiptarë.
Alketa Vejsiu, moderatorja e spektaklit përshëndeti që natën e parë Avdylin, duke shprehur mirënjohjen e saj për balerinin, duke thënë se për shkak të një angazhimi në Amerikë ai nuk do të ishte pjesë në jurinë e këtij viti.
Por me çfarë po merret Avdyli?
Ai është duke bërë disa shfaqje në Amerikë. Këto janë fotot e balerinit shqiptar, vendin e të cilit e ka zënë një tjetër koreograf, Albi Nako.