Ja se cilat ndeshje të “Euro2016” do të transmetohen në Top Channel

Pak orë na ndajnë nga startimi i “Euro2016”, në të cilin për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Kombëtarja Shqiptare ka arritur të kualifikohet për spektaklin e kampionatit më të përfolur muajt e fundit në vendin tonë.

Ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë Top Channel, do të sjelli si rrallë herë për shikuesit një event futbollistik i cili ka vite që mungonte, i ndihmuar edhe nga SuperSport.

Duke filluar nga ora 20.00 Top Channel, e dt.10 Qershor e duke vazhduar më pas çdo ditë, do të vij me emisionin e veçantë të kushtuar kampionatit me titull “Le Rendez-Vous”, i cili i përbërë nga një panel analistësh do të japi mendimet e veta mbi ndeshjet dhe ecurinë e tij. Të gjithë futbolldashësit, do të ndjekin një ndeshje në ditë në TCH, atë të orës 21.00, por prejashtim do të bëjnë ndeshjet e kombëtares dhe ato që shfaqin interes të lartë të cilat pavarësisht orarit do të keni mundësi ti ndiqni në gjigandin e televizionit shqiptar, perfshire ketu çerekfinalet, gjysmefinalet dhe finalja e madhe.

Programacioni kushtuar ketij eventi do te jete maratone, duke u mbyllur çdo mbremje ne oren 24.00.

Nuk na mbetet shumë, veçse ti urojmë djemve të kombëtares, suksese!

 

Copyright IMAlbania.com